Flash

Fotot brenda burgut/ Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313

Lapsi.al 21 December 2021
Fotot brenda burgut/ Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313

Për ca kohë, Edi Ramës i duhej pranë si bashkëpuntor të ngushtë. Që ia kishte nevojën për rezultatin e 25 Prillit u kuptua në videon që bashkë i dërguan Nasip Naços, çakërrqejf, me një gotë verë të mirë para.

Por ndërsa të tjerët i ruajnë ende privilegjet e pushtetit, Lefter Koka po kalon ditë të vështira. Po bëhet një javë, që kur policët i vunë prangat në shtëpinë e tij në Durrës. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.

Lapsi.al ka siguruar disa foto nga paraburgimi në Tiranë. Ish-Ministri i Mjedisit është duke bërë disa ushtrime gjimnastikore. I vetëm në ambjentet e ajrimit, përpiqet të mbajë trupin në formë, nëpërmjet disa lëvizjeve më shumë.

Izolimi në qeli ka një ndikim jo të mirë për fizikun. Orët e fiskulturës përveçse janë të nevojshme për trupin, bëjnë mirë edhe për gjendjen emocionale të të burgosurit.

Ishin të shumtë ata që e konsideruan “kokë turku” në aferën e inceneratorëve, ku qarkullojnë gjithsej 400 milion euro. Megjithatë për Lefter Kokën nuk mungon trajtimi i veçantë. Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambjentet e ajrimit. Siç duket nga pamjet, në ambjentet e ajrimit mungojnë të burgosurit e tjerë.

Burime nga burgu 313 që nuk pranuan të indentifikohen thanë për Lapsi.al se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.

Lexo edhe: Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Lexo edhe: Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Lexo edhe: Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve me flamurin e Partisë Socialiste

Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.

Në kërkim për të njëjtën çështje janë edhe administratorët e kompanive Klodian Zoto e Stela Gugallja. Për të njëjtën çështje, opozita thotë se duhet të dënohen edhe Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Alqi Bllako./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI