Flash

Kronika/ Si degradoi hap pas hapi përplasja Berisha- Yuri KIm

Lapsi.al 15 December 2021
Kronika/ Si degradoi hap pas hapi përplasja Berisha- Yuri KIm
Saga e deklaratave dhe kundër deklaratave mes Sali Berishës, Yuri Kim dhe eprorëve të saj në departamentin e shtetit nuk ka të sosur. Ato kanë vazhduar edhe sot kur lideri historik i PD-së iu përgjigj një prononcimi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, për Zërin e Amerikës. Ky përshkallëzimi i konfliktit verbal tregon dy gjëra. E para se Berisha nuk ka ndërmend të ndalet në qëndrimet e tij kundër atij që e konsideron si komplot i lobimit të Xhorxh Sorosit. Por të shihet dhe ajo që ka shkruar sot ajo është psefish më e gjatë se sa ajo që tha, Ned Price. Pra Berishës po i jep fryte ligjërimi që kundërshtarët e tij e quajnë si antiamerikan, sepse ai po i rrit ditë pas ditë mbështetësit në betejën brenda partisë së tij. Duke predikuar se diplomatët e SHBA-së kanë mbajtur qëndrime të qarta në favor të regjimit të Edi Ramës, duke përdorur alibinë se edhe non grata ishte në këtë linjë, duke këmbëngulur se Lulzim Basha u bë vegël e së njëjtës strategji, ai e ka rritur qerthullin e mbështetësve. Nga ana tjetër, ky sherr verbal duket se e ka krisur imazhin e ambasadores Yuri Kim dhe këtë e provon më së miri fakti se asaj i është dashur të thërrasë në ndihmë pesha më të rënda për të korrigjuar hapat fallc që ka hedhur në Tiranë. Fillimisht ishte Gabriel Escobar që para kuvendit të PD-së i dha mbështetje qëndrimeve të ambasadores dhe tani është zëdhënësi Ned Price, që i ka përforcuar ato. Po çka ndodhur realisht.... 11 dhjetor... Në kongresin e mbajtur në stadium Berisha e atakoi ashpër Yuri Kimin duke e krahasuar atë më ambasadorin sovjetik të kohës së komunizmit. "Dy perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore, përfaqësuese të vlerave, të kombit të tij të madh. Por çfarë ndodh në këto vite, e paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të lirisë pëgëzon policinë për luftën kundër droogës. Në kulmin e korrupsionit përfaqësuesi i vendit të madh ligjëratë në mbështetje të narko qeverisë, dhe merret nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën dhe qëndrimet e saj. Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim Në një kohë kur me shumë të drejtë propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe kur kthehet procesi i këtij trafikanti shpallet si procesi politik. A janë këto standarde të dyfishta? A vijnë këto nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e George Soros" tha ai duke i bërë thirrje SHBA ve ta hiqnin vendimin e non gratas dhe duke i siguruar  se në krye të PD-së ai do të sillej si aleat i tyre. 14 dhjetor... Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Departamenti i Shtetit i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj Yuri Kim: Sulme të shëmtuara Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë. 15 dhjetor Pa kaluar as 24 orë i bindur se kjo i shkon në favor berisha u bërgjigj me një shkrim të gjatë ku pretendonte se në një vend të lirë kritikat nuk janë sulme. "Shqiptarët si komb i lirë sovran anëtar i NATO-s duan ti zgjedhin vetë në përputhje me ligjet e vendit dhe votën e tyre përfaqësuesit e tyre qoftë në Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre te ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushatë brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia" shkruante Berisha duke shtuar se arroganca nuk është virtyt dhe se ai është ndëshkuar për korrupsion tetë vite pasi ka ikur nga pushteti dhe në kohën kur ka qenë duke i bërë opozitën më të ashpër një narko regjimi.

Berisha i përgjigjet Departamentit të Shtetit: Bullizëm diplomatik

Pra sikurse shihet Berishës i përlqen dhe i konvenon ta mbajë ndezur këtë përleshje të Davidit me Goliathin dhe është i gatshëm që për çdo shkëndijë të përgjigjet me një lumë argumentash. Kurse Yuri Kim e dëmtuar nga pozicioni i vështirë i të qenit palë ka kërkuar ndihmë në ushington për ta përforcuar imazhin e saj. Sepse askush nuk e imagjinon që në kryeqytetin e SHBA ndokush ka kohë të zbardhë se çfarë ka thënë berisha në një stadium në Tiranë. Kuptohet që prononcimi është kërkuar nga Tirana, për të shkuar në Uashington me shpresën se prej andej mund të buçasë më shumë në Shqipëri. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI