Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin
Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017. Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e perferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”. Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t'i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së. [video width="424" height="238" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/IMG_0311.mp4"][/video] Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t'i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat. Analiza e zgjedhjeve/ Ç’ndodhi me votën e PS në Durrës Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t'i shpiheshin drejtësisë. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japi dorëheqjen në shtator, tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash. Tani mbi të rëndojnë firmat që ka hedhur për shpënien përpara të aferës së inceneratorëve, një mega skandal për të cilin Edi Rama ka vënë të nënshkruajnë vetëm vartësit. ©Lapsi.al