Andi Bushati :Rithemelimi i një partie “anti-amerikane”
Belind Këlliçi ka bërë të ditur edhe procedurën që do të ndiqet. Fillimisht qe Kuvendi Kombëtar që votoi me votë të fshehtë në mjediset e stadiumit kombëtar, shkarkimin e kryetarit. Në total kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në momentin e shpalljes së votimeve. Prej tyre, 4491 delegatë kanë votuar. Prej delegatëve që kanë votuar, 4446 delegatë votuan pro, 36 kundër dhe 9 e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme Më pas, pikërisht në ditën kur Basha ka thirrur kuvendin e tij e gjithë anëtarësia do të votojë për të njehsuar votimin e kongresit. Vështirësia e kësaj nisme është se deri më tani shumë kryetarë degësh, në kundërshtim me votën e atarësisë janë besnikë të Bashës dhe janë atë që disponojnë çelsat, kyçet dhe bravat e selive ku normalisht duhej të ngriheshin vendet ku do të bëhej votimi i referendumit. Pasi shkarkimi i Bashës të bëhet fakt, PD do të drejtohet përkohësisht nga një Komision Rithemelimi i cili do ta drejtojë atë seri në 22 mars.
29 anëtarët e tij janë: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Grigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajadrmamataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Sali Berisha.
Kuvendi shkarkon Lulzim Bashën, Gaz Bardhin dhe tre nënkryetarët e PD
Kjo, lëvizje që deri më tani ishte mbajtur e fshehtë nga Berisha ka dy qëllime kryesore. Së pari ajo e lë fatin e Bashës ne dore të antarësisë dhe jo të një pakice. Meqë Basha ishte zgjedhur me një anëtar një votë në verën e kaluar, ai do të shkarkohet po me të njëjtin parim.Detaji interesant/ Berisha abstenoi për shkarkimin e Lulzim Bashës (VIDEO)
Dhe e dyta, organizimi me urgjencë në 18 dhjetor i shkarkimit të tij bëhet me efektin e paramenduar për ta sfumuar edhe ligjërisht edhe politikisht nismën që ai ka mërrë për të mbledhur një kuvend në datën 18. Kur basha të jetë me një grusht njerëzish në Pallatin e Kongreseve, anëtarësia e PD-së do të ejtë deuke votuar për fundin e tij politik. Më parë kuvendi i PD kishte votuar hapur, pra me ngritje dore edhe të nënkryetarëve të partisë, të Sekretarit të saj të përgjithshëm dhe të anëtarëve të kryesisë të zgjedhur jo sipas normave të statutit. Për ti hequr çdo mundësi manipulimi të shkarkuarve ai ka ndryshuar edhe vulën e partisë me miratimin e nenit 8 në statutin e ri. E vetmja dilemë tani ka mbetur ajo se kur drejtuesit e rinj do të futen në selinë e PD. Lidhur me këtë në mbarim të Kuvendit Berisha tha:"Selia është një dhe vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim. Nuk është seli e pengjeve, e rrethuar me blinda dhe banda, ajo është e demokratëve". ©Lapsi.al