Flash

Profil/ Scholz, 'roboti' që zëvendësoi kancelaren e përjetshme

Lapsi.al 8 December 2021
Profil/ Scholz, 'roboti' që zëvendësoi kancelaren e

Me 395 vota pro, Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i ri i Republikës së Gjermanisë. Njeriu që zëvendësoi për tre vite kancelaren, i dha sot fund mandatit historik 16-vjeçar të Angela Merkel.

I ashtuquajturi ‘Scholzomat’, nofkë kjo që ironizon imazhin e tij gati-gati robotik, ia doli të lërë pas të gjitha kritikat dhe të sigurojë marrëveshjen që i duhej për të qeverisur në koalicion me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP).  Ish-kryebashkiaku 63-vjeçar i Hamburgut, kreu i socialdemokratëve të qendrës së majtë, u premtoi votuesve stabilitet dhe vazhdimësi ndonëse ai u zgjodh nga një parti rivale me atë të ish-kancelares Merkel.

Kush është Olaf Scholz, si arriti të bëhej kancelar dhe çfarë lloj lideri do të jetë ai për Gjermaninë, Europën dhe Perëndimin?

I lindur në Osnabrück në veriperëndim të Gjermanisë dhe i rritur në Hamburg, Scholz iu bashkua socialdemokratëve(SDP) në mesin e viteve 1970, në moshën 17-vjeçare. Duhet theksuar se ky moment ishte një kohë dramatike në historinë e partisë. Kancelari i saj i parë i pasluftës Willy Brandt sapo kishte dhënë dorëheqjen pas zbulimeve se një nga ndihmësit e tij më të afërt ishte një spiun komunist. Pasardhësi i Brandt, Helmut Schmidt sulmohej vazhdimisht. Në këtë mjedis, Scholz u ngrit shpejt në karrierë së bashku me të rinjve e tjerë të SPD-së dhe fitoi reputacion si një kritik agresiv i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), armëve atomike dhe kapitalizmit global. Në 1998 ai u bë pjesë e Bundestagut, por shpejt u distancua nga politika për t’iu dedikuar punës si avokat. Megjithëse vitet i shuan agresionin dhe idealizmin e tij, ambicia mbeti.

Pa kaluar shumë kohë, në vitin 2001, ai u bë kryetar i SPD-së së Hamburgut dhe një vit më vonë, Scholz u emërua Sekretar i Përgjithshëm i kancelarit të asokohe Gerhard Schröder, një detyrë e vështirë, kjo duke pasur parasysh përçarjen e thellë të krijuar në partinë SocialDemokrate. Falë detyrës së re, Scholz u bë objektivi kryesor i të majtës së zemëruar të partisë.

Në vitin 2005, Shroderit u mposht nga partia e Merkel dhe SPD u bë partneri më i vogël qeverisës i kancelare. Dy vjet më vonë, Scholz u emërua Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale dhe gjatë krizës globale financiare të vitit 2008, ai ndihmoi në zbatimin e një programi, i cili ndihmoi Gjermaninë të shmangte një katastrofë papunësie. Në vitin 2011, ai udhëhoqi Social Demokratët drejt fitores në Hamburg, një nga 16 shtetet federale të Gjermanisë. I mbështetur nga një shumicë absolute në parlamentin e qytetit, Scholz zotëronte një stil udhëheqjeje, të cilin ndihmësit e tij pagëzuan me akronimin "OWD": Olaf Will Das (Olaf dëshiron këtë gjë). Pas kthimit në Berlin në vitin 2018 për të marrë postin e Ministrit të Financave dhe zëvendëskancelarit të Merkelit, Scholz u bë politikani i dytë më i fuqishëm në vend.

Kur dukej se Scholz kishte siguruar pozicionin e tij përkrah Merkel dhe brenda partisë, lideri i SDP-së, Andrea Nahles dha dorëheqjen. Pas shumë mëdyshjesh dhe hezitimesh, Scholz mori kreun e partisë. Por gëzimi nuk i zgjati shumë. 30-vjeçari Kevin Kühnert, me anë të një grushti të krijuar me ndihëm e të rinjve të Partisë Socialdemokrate, i rrëmbeu postin dhe ia dhuroi partinë dy emrave krejt të panjohur: Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borgans. Misioni i tyre ishte të shkatërrojnë Koalicionin e Madh me partinë e ish-kancelares Merkel. Karriera e Scholz, në këtë pikë, dukej e kapitulluar.

Sado ironike, shpëtimi i të ardhmes politike së Scholz, ishte shfaqja e Covid-19. Edhe njëherë tjetër, shteti ishte në vështirësi dhe skena ishte gati që Scholz të fillonte ‘magjinë’ e tij. Duke nisur menjëherë nga puna, Scholz ndihmoi në krijimin e një programi të ri "pune afatshkurtër". Ai investoi dhe ndihmoi bizneset e prekura nga pandemia, duke shpërfillur rregullat e shenjta gjermane për borxhet. E duke qenë se kjo nuk mjaftoi, ai theu një traditë të gjatë gjermane dhe lehtësoi kufizimet fiskale të Eurozonës në emër të rimëkëmbjes ekonomike.

E megjithatë, me gjithë vëmendjen pozitive dhe rëndësinë ndërkombëtare që Scholz tërhoqi si Ministër i Financave i Merkelit, partia e tij vazhdoi të vuante, e përçarë nga lufta e brendshme. Sondazhet flisnin gjithnjë e më shumë për një rënie të mbështetjes kundrejt SDP-së dhe për një ringritje të Partisë së Gjelbër. Për të ringritur emrin dhe prestigjin e partisë, Esken dhe Walter-Borjans emëruan Scholz-in si kandidatin e ri për Kancelarit të SPD-së në gusht 2020. Shumë pak e vunë ujin në zjarr, avarësisht kësaj lëvizjeje brenda partisë.

Prapëseprapë, Olaf Scholz ishte natyrë që i pëlqente sfidat. Kur Gjermania përballej me pikëpyetjen e madhe se kush do të zëvendësonte “kancelaren e përjetshme”, Scholz pa një mundësi që aftësitë e tij, deri më tani të tallura, robotike t’i shërbenin për të marrë votat e nevojshme. Ai siguroi të gjithë skeptikët brenda partisë se me largimin e Merkel, gjermanët do të kërkonin dikë që t’i përngjante kancelares në stil dhe që të kishte cilësi si: njeri me përvojë, i qetë teksa përballet me presione dhe i pagabueshëm. Karakteristika këto që Scholz i zotëronte prej dekadash.

Scholz nuk gaboi. Një e nga një, socialdemokratët kaluan të Gjelbërit dhe më pas Unionin Demokristian (CDU) të Merkelit në sondazhet parazgjedhore. Atmosfera kudo ndryshoi. Të Gjelbrit braktisën në heshtje shpresat e tyre për të kapur Kancelarinë. CDU-ja u kap gafil dhe nuk diti si të reagonte. Ajo që dikur u duk si arrogancë kishotiste e Scholz, tani u kthye në një vizion profetik.

 

Çfarë pritet të ndodhë?

Me gjithë gjithë euforinë momentale të SPD-së, katër vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta. Asnjë parti në periudhën e pasluftës nuk ka udhëhequr ndonjëherë një qeveri me një përqindje kaq të ulët të votave.  Çështja komplikohet edhe më tej pasi SDP-ja udhëheq duke u mbështetur te dy partnerë të vegjël, Demokratët e Lirë (FDP) dhe të Gjelbërit. Por edhe vetë situata e brendshme e SDP—së nuk është optimale. Fraksionet brenda partisë vijojnë të jenë aktive dhe qetësia e deritanishme nuk premton të zgjasë.

Scholz do të përballet gjithashtu me një situatë delikat edhe në politikën e jashtme. Tradita e gjatë gjermane që ruan lidhje të forta me NATO-n dhe aleatët euroatlantikë nuk është është fryma që Scholz adoptoi në rininë e tij. Megjithëse përgjatë fushatës zgjedhore, Scholz premtoi angazhimin e tij ndaj aleancës Atlantike, dihet që në Europë ai është më ambicioz se Merkel, por më pak vizionar se Emmanuel Macron. Kancelari gjerman vlerëson shumë mbajtjen e lidhjeve të forta me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, ndërsa i ka rezistuar retorikës së fortë kundër Rusisë dhe Kinës. Megjithëse mbetet ende e paqartë se si qëndrimet e tij do të manifestohen në politikën e qeverisëm nuk dihet ende as nëse Scholz do të ndjekë rrugën e Merkelit në mbajtjen e kontrollit de facto mbi politikën e jashtme brenda Kancelarisë, apo nëse Ministria e Jashtme – ka gjasa të bjerë në duart e Të Gjelbërve.

Fantazmat e skandaleve të shkuara

Detyra me të cilën përballet Olaf Scholz është vërtet e frikshme dhe shpesh emri i tij përndiqet edhe nga fantazma të së shkuarës. Këtu kemi parasysh një sërë skandalesh që kanë rënduar karrierën e tij të gjatë. Emri i Scholz shpesh asociohet me trazirat e G20 që ndodhën nën mbikëqyrjen e tij si kryebashkiak i Hamburgut në vitin 2017. Po ashtu në vitin 2020, ai u implikua në çështjen Wirecard, që lidhet me një organ mbikëqyrës brenda ministrisë së tij, i cili nuk iu përgjigj paralajmërimeve të vazhdueshme duke rezultuar më pas në një nga skandalet më të mëdha të mashtrimit në Gjermani. I pasqaruar mbetet edhe roli i tij në aferën CumEx, në të cilën një bankë e madhe e Hamburgut shmangu detyrimin për të paguar rreth 47 milionë euro taksa në dëm të arkës së qytetit.

Pavarësisht sprovave, vetëbesimi i Scholz-it në suksesin e tij nuk është zvogëluar. Në fillim të vitit 2021, kur askush nuk i mori seriozisht pretendimet e Scholz-it për t'u bërë pasardhës i Merkelit, ai u akuzua nga një kundërshtar politik se mbante një "buzëqeshje si Smurf"(personazh vizatimor). Scholz, edhe këtë e ktheu në favorin e tij duke thënë: “Më pëlqen shumë krahasimi me Smurfët. Ata janë të vegjël, dinakë dhe fitojnë gjithmonë.”

 

Burimi: The Interpreter

Përshtati për Lapsi.al: Paola Serjanaj

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI