Flash

Shifrat e FMN/ Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan

Lapsi.al 8 December 2021
Shifrat e FMN/ Shqipëria me nivelin më të lartë të
Pavarësisht paradës së të sukseseve, dekoratave, inagurimeve dhe aeroporteve që shohim përditë në TV-të e propagandës, Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkanin perendimor. Ky është konkluzioni që del nga leximi i një raporti të FMN, i cili bazohet mbi të dhënat e Bankës Botërore ku të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Sipas kësaj renditjeje sot 30.8% të Shqiptarëve konsiderohen të varfër ndërkohë që vendi më pranë nesh është Kosova ku vetëm 20.9% konsiderohen të tillë. Më poshtë janë Serbia dhe mali i Zi në kufijtë e 17% ndërsa Maqedonia e veriut me 16.%. Po ashtu interesant është edhe analiza që revista Monitor i bën shifrave të FMN-së. Sipas saj Shqipëria ka jo vetëm nivelin e varfërisë më të lartë në rajon, por qeveria e saj bën më pak se kushdo për mbrojtjen sociale të kësaj shtrese.    Në raport theksohet se pas pandemisë, qeveria u përpoq të zgjeronte programet e mbrojtjes sociale me rreth 1 për qind të PBB-së në 2020-2021. Por FMN vë në pah se ky zgjerim ishte ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Këto masa “nuk arritën dot të mbështesin gjerësisht popullatën e prekur” thuhet aty duke iu referuar fatkeqësive natyrore si tërmeti dhe më pas pandemia përgjatë të cilava qeveria nuk iu gjen dot në krah shtresave të margjinalizuara. Lexo me tej:

Pandemia e Covid rriti varfërinë në Shqipëri

Sipas statistikave të Eurostat në vitin 2019, pra në kohën kur Rama ishte në mesin e mandatit të dytë 51.8% e shqiptarëve ishte në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Sipas dhënave të publikuara nga instituti europian i statistikave Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë për pasigurinë ekonomike të qytetarëve të saj. Në këtë klasifikim që merr për bazë shkallën e punësimit, nivelin e arsimimit në familje për prindrit dhe fëmijët, llojin dhe përbërjen e familjes Shqipëria renditet me diferencë të madhe nga vendi që vjen menjëherë pas nesh, Mali i Zi (36.6). Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 ai afishoi një kredo. Uljen e pabarazisë nëpërmjet taksimit progresiv si një masë ndaj një padrejtësie ku 5% e shqiptarëve kishin të ardhura sa pjesa tjetër e 95%ve prej tyre. Por mënyra e shtrembër e taksimit, lehtësitë për më të pasurit dhe ligje si ato që i përgjysmonin atyre taksën për dividentin, bënë që në Shqipëri, edhe pse me taksë gjoja progresive pabarazitë të thelloheshin. Me ardhjen e tij në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, dëshmohet se ajo u rrit. Vënia në funksionim e taksimit gjoja progresiv gjatë viteve 2014- 2018 tregon se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%-shi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014, në 3% gjatë viteve 2015- 2017. I njëjti tregues provon se 10%-shi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 (niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, dhe 25% për vitet 2015- 2017. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI