Andi Bushati:Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste
Po pas këtij procesi me tre etapa kush e ka shumicën në PD? Lapsi.al ka bërë një shikim të shpejtë të këtij trekëndëshi vështirësisht të zbërthyeshëm. Referendumi Ndonëse Berisha dhe Albana Vokshi shpallën shifrën prej 43385 militantësh që kanë votuar për shkarkimin e Bashës dhe ata ftuan këdo për të bërë verifikimin, referendumi i organizuar nga Foltorja është krejtësisht i paverifikueshëm. Me lista shpeshherë jo të sakta, me komisione që përbëheshin vetëm nga besnikë të së njëjtës palë, publiku e ka të vështirë të bindet për shkarkimin e Bashës me "një anëtar një votë". Në këtë pikë, referendumi i Berishës ishte më tepër një provë force dhe tregim muskujsh, sesa një çertifikim legal i shkarkimit të Bashës. Kuvendi i Berishës Nga të gjitha ngjarjet e fundit, kuvendi që u zhvillua në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar ishte më bindësi dhe më i verifikueshmi. Firmëtarët për mbledhjen e tij u shpallën publikisht, me emra dhe mbiemra para selisë së PD-së. Për ta, nuk pati pothuajse asnjë kontestim nga pala kundërshtare. Delegatët e tij pasi u bënë publikë hynë në ditët e kuvendit me kartë të personalizuar delegati, të shoqëruar nga karta e identitetit. Mbështetësit e Foltores arritën të tregojnë se ata e kishin shumicën dërrmuese të Kuvendit Kombëtar, gjë që i jep atyre legjitimitet në bazë.Bllofi i “shumicës”, kamera hyn pas Bashës në Pallatin e kongreseve/ Kanë votuar vetëm 1958 delegatë
Kuvendi i Bashës Në mes të trejave tubimi që bëri Basha në Pallatin e Kongreseve ishte farsa më qesharake. Nëse referendumi i berishistëve nuk dha prova besueshmërie, por as nuk iu kapën fakte manipulimi, tubimi i PD-së zyrtare u kthye në estradë. Fëmijë dhe pastruese të selisë që votonin në sallë, video të rojtarëve të derës që konfirmonin se jo delegatëve, por kujtdo me kartë antarësie i lejohej hyrja, treguan se meraku i vetëm i grupit të vulës ishte të mbushte sallën me 1900 vende. Një verifikim i mëpasshëm me kamera live, për të parë sa vende kishte salla, nxori bllof organizimin duke vërtetuar se aty nuk kishin votuar (edhe nëse të gjithë do kishin qenë delegatë) jo më shumë se 1/4 e kuvendit. Kongresi i Bashës, Plas gallata e memeve në rrjet I vetmi sukses i Bashës ishte se në tubimin e vet kishte më shumë deputetë se ata që mbështesin Berishën dhe më shumë kryetarë degësh të partisë në rrethe. Pra nëse mund të nxirret një konkluzion nga përballja e dy grupeve mund të thuhet se në piramidën e PD-së, Basha është më i fortë në majë, ndërsa sa më poshtë zbret në bazë, aq më e madhe duket fuqia e Berishës. I pari kontrollon kryesinë, ndërsa i dyti antarësinë. ©Lapsi.al