Flash

Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve me flamurin e Partisë Socialiste

Lapsi.al 16 December 2021
Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve

Arrestimin e Lefter Kokës, kryeministri e përcolli si një ngjarje periferike. Pa shpjegime, me sa më pak vëmëndje dhe me një koment të thjeshtë në Facebook tentoi ta minimizojë përgjegjësinë e tij si kryeministër, për një aferë korrupsioni që do të kishte qenë e pamundur të ndodhte pa lëvizur mekanizmin e të gjitha ministrive nën qeverinë e tij.

Një komentuesi në Facebook, Rama iu përgjigj se arrestimi “nuk i bën përshtypje” dhe se "Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt".

Në fakt, logon e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve e përdori për t’iu bërë mburojë aferës që mbante erë, sepse i duhej ndikimi i Lefter Kokës në Durrës dhe lidhjet e tij me të pakënaqurit në LSI për zgjedhjet e 25 Prillit.

https://youtu.be/7J6PhuiFA6s?t=1185

E bëri këtë në 21 Tetor të 2020, dy ditë pasi kallëzimi për Lefter Kokën u dorëzua në SPAK.

Rama mori foltoren e partisë, banderolat me logon e PS, karriget dhe regjinë lëvizëse të ERTV dhe i çoi të gjitha në inceneratorin e Elbasanit nga ku nisi të flasë për prurjet e reja në Partinë Socialiste, por edhe duke sulmuar opozitën për inceneratorët. Futja e Rilindjes brenda në incenerator e shndërroi partinë më më të madhe në vend në avokatin numër një të Lefter Kokës. E gjitha ishte në kundërpërgjigje për hetimet e prokurorëve të SPAK, që kishin në dorë dosjen e përgatitur nga opozita. Video më poshtë:

Edhe në emisionin Opinion, kur u vu përballë parregullsive që kishin dalë për procedurat e koncensionit të inceneratorit të Elbasanit, bëri të njëjtën gjë. Në studion e Opinion u shfaq një ekran i ndarë në dysh, ku në njërën anë ishte një fushë plehrash dhe në anën tjetër inceneratori, mbi të cilin shkruhej Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Kjo është prona e shtetit shqiptar me partinë tënde. Kjo është prona e shtetit shqiptar me qeverinë time. Kjo është pronë publike. Privati ka mbaruar punë dhe tani ia kalon shtetit” shprehej kryeministri për projektin për të cilin sot është në qeli ish-Ministri i tij i Mjedisit. Video më poshtë:

Koncesionet e inceneratorëve u kanë kushtuar shqiptarëve deri më tani mbi 12 miliard lekë. Për inceneratorin e Elbasanit janë paguar, 4.1 miliardë, për atë të Fierit 3.6 miliardë, ndërsa për atë të Tiranës deri në fund të këtij viti llogariten të paguhen 4.5 miliardë lekë.

Për aferën e incineratorëve janë kallëzuar në SPAK nga opozita edhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, zv.kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe deputeti i PS, Alqi Bllako.

I vetmi që provoi prangat është Lefter Koka, ndërkohë që Rama premton se nuk do ta përdorë më flamurin e PS për mburojë nga drejtësia e re. Në aktet e denoncuara për inceneratorët nuk gjendet asnjë firmë e Edi Ramës, sepse në mbledhjet ku janë marrë vendimet ka firmosur ish-zëvendësi i tij Niko Peleshi./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI