Flash

Katër alibitë e Ramës për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të Janarit

Lapsi.al 23 December 2021
Katër alibitë e Ramës për t’i shpëtuar

Skandalin e patronazhistëve që publikoi Lapsi.al për të dhënat personale të 910 mijë banorëve të Tiranës dy javë para zgjedhjeve të 25 Prillit, Edi Rama qe i dënuar ta relativizonte për të minimizuar efektin negativ në ditën e votimit.

Por tani që dolën sheshit pagat e muajve Janar dhe Prill të qindra mijëra qytetarëve, kryeministri ka hedhur disa alibi mbi variantet e mundshme se si rrodhën këto informacione nga institucionet shtetërore. Të gjitha versionet që jep Rama kanë për synim shmangien e përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, por edhe të vetë atij, si njeriu që lejoi krijimin e databazës me të dhënat personale të qytetarëve dhe transferimin aty të informacioneve vetjake që qytetarët ia kanë besuar shtetit.

Por shpjegimet që kryeministri dha sot në konferencën për gazetarët tregojnë edhe se ai nuk ka idenë më të vogël, se çfarë informacionesh kanë rrjedhur nga kompjuterat e institucioneve shtetërore te patronazhistët e PS-së e më tej në publik.

https://lapsi.al/2021/12/22/andi-bushati-cfsheh-poshte-dyshekut-e-di-edi-rama/

Alibia nr.1) Pagat i nxorrën nga Partia Demokratike për të krijuar destabilitet

Alibia e parë që Rama hodhi në publik është se materiali me pagat e janarit u shpërnda përmes ëhatsapp nga Partia Demokratike. Sipas Ramës, opozita synon të krijojë destabilitet me këtë lëvizje.

“Nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort, siç thashë, të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para dhe duke pasur parasysh dhe deklarata të bëra nga foltoret e Kuvendeve të antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit” tha Rama duke lënë të kuptohet se është në pritje të skandalit të radhës.

Alibia nr.2) Pagat u nxorrën përmes inspektorëve të tatimeve që kanë akses në sistem

Kryeministri e drejtoi gishtin sot tek inspektorët e tatimeve, pasi nga të dhënat paraprake del se informacionet për pagat janë marrë nga njerëz që kishin akses në sistem. Sipas Ramës prokuroria duhet të hetojë pikërisht tatimorët që mund të kenë tërhequr informacionet sensitive nga serverat e tatimeve.

“Nga analizat paraprake, ngjan shumë më tepër si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo”

Alibia nr.3) Relativizimi i skandalit duke përmendur rastet e tjera nëpër botë

“Ndodh në të gjithë botën, bëhen edhe filma” shprehja lapidare e "rilindasve" sa herë ndodhin ngjarje që trondisin opinionin publik u hodh edhe në këtë rast. Kryeministri përmendi vjedhjen e të dhënave sensitive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmendi rastin e Kanadasë kur u vodhën të dhënat e 360 mijë mësuesve, rastin e vjedhjes së 1 milion gjurmësh gishtërinjsh nga policia e Londrës dhe vjedhjen e të dhënave të personave që hynin apo emigronin ne Francë. Të gjitha këto raste, Rama i solli në vëmëndje për të relativizuar skandalin, duke thënë se dalja e të dhënave sensitive është diçka që ndodh kudo, si një formë për ta normalizuar thyerjen e besimit ka provokuar kjo ngjarje.

Alibia nr.4) Pagat nuk i duhen procesit të patronazhimit për në zgjedhje

Dalja në publik e pagave për qindra mijëra qytetarë, sipas Ramës nuk duhet të ketë asnjë lidhje me skandalin e patronazhistëve. Nëse kjo del e vërtetë, është e qartë se fatura i shkon Partisë Socialiste.

Pikërisht për të mohuar përvetësimin e databazës me pagat e qytetarëve nga Tatimet tek Partia Socialiste që këto të përdoreshin më pas për ndikimin ndaj votuesve, kryeministri Rama u shpreh: "Nuk ka nevojë. Cila mund të jetë nevoja në botë e shtetit, e shumicës qeverisëse për të bërë gjëra të tilla. Cila? Më thoni një nevojë se cila është nevoja e të tjerave do t’jua them kur të mbarojnë hetimet, por cila është nevoja? Nuk ka nevojë. Nuk është fare e nevojshëm për të bërë databaza. Presion? Për çfarë? Po pse, nuk e dimë ne ku punon ti? Për të thënë meqë ky e ka rrogën 100 mijë euro, do t’ia blejmë votën 150 mijë?"

Skandalin e përvetësimit të të dhënave personale të qytetarëve në një program gjigand, Lapsi.al e paralajmëroi që në 18 Prill, pasi kishte publikuar databazën me 910 mijë emra qytetarësh të vëzhguar nga 9 mijë patronazhistë të Partisë Socialiste. Në rrëfimin ekskluziv për Lapsi.al, burimi i informacionit përmendi edhe pagën si një nga të dhënat që dispononin patronazhistët e PS-së për çdo qytetar.

"Në sistemin e drejtuesve që aksesohet me VPN ka gjithçka që shteti ka grumbulluar për një person. Të dhënat e përgjithshme, emër, mbiemër, ID. Pastaj të dhënat e veçanta, si adresë banimi, numër telefoni, vendin e punës, çfarë përfiton nga shteti, kemp, ndihmë ekonomike, a ka bërë ndonjë legalizim, a ka aplikuar për legalizim, a ka pësuar dëme nga tërmeti dhe nëse ka aplikuar pranë institucioneve të posaçme të ngritura për këtë qëllim, ku punon, ku ka punuar, sa e ka rrogën, nëse është pronar i ndonjë kompanie, çfarë gjobash ka, etj etj. Këto të dhëna nxirren nga sistemi dhe ju shpërndahen patronazhistëve sipas listës së emrave" u shpreh në atë kohë burimi i Lapsi.al.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI