Flash

Ish mbështetësit që u tërhoqën nga mbrojtja në TV e Bashës 

Lapsi.al 6 January 2022
Ish mbështetësit që u tërhoqën nga mbrojtja në TV
Që prej atij që Basha e konsideroi si kuvendi i 18 dhjetorit disa nga mbrojtësit publikë më të vendosur të kryetarit të kontestuar të PD-së, po refuzojnë të dalin në ekrane për të propoganduar tezat e tij. Vëzhgues të vëmendshëm mediatikë kanë vënë re se Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma dhe deri diku Alibeaj kanë braktisur llogoren e betejës në PD. Po ti hedhësh një sy emisioneve të fundit politike vendin e tyre e ka zënë sekretari i sapo promovuar, Roland Bejko që ka shtuar praninë në studiot televizive. “Shumë nga ata të cilët deri pak kohë më parë vinin me qef të mbronin Bashën, tani rrefuzojnë me arsye kota: “jam pa qef”, nuk jam në Tiranë”, “kam dalë shumë në TV”, tha për Lapsi.al një producente programi e një televizioni të rëndësishëm në vend. Lexo më tej: Andi Bushati:Pse Basha po nxit dhunë? Arsyet e këtij rrefuzimi mund të lidhen së pari me presionin që këtyre personazheve politikë u bëhet nga antarësia dhe me frikën nga gjuha linçuese që përdorin mbështetësit e Berishës ndaj rivalëve të tyre. Por, burime brenda grupit të bashistëve thonë se ajo lidhet edhe me një lloj zhgënjimi nga mosmirnjohja e Bashës. “Ai nuk ti njeh kontributet, sa më shumë ti sakrifikon për të, aq më tepër ai afron pranë vetes dhe në vendimmarrje oportunistët që duan ta mbajnë mirë me të gjithë”, mësohet të ketë thënë njëri nga ata që kanë bërë një tërheqje të butë.   Ka një mendim për të përgjithshëm se luftën personale që ka ndërmarrë Berisha për ta shkarkuar, Basha do ta përpjestojë me të gjithë deputetët, duke i bërë ata aksionerë në halle, por jo në privilegje. Edhe të shtunën e 8 janarit, kur idhtarët e foltores do të zhvillojnë në mesditë një protestë te selia e PD, Basha ka thirrur, në të njëjtën kohë, po në seli një mbledhje të grupit parlamentar. Mesazhi është i qartë. Protestuesit do të tubohen kundër Bashës dhe për lirimin e zyrës prej tij, ai kërkon të shndërrojë në target të gjithë deputetët.

Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe neutralët në PD

Pikërisht kjo strategji për të përdorur gjithkënd duket se i ka ftohur disa nga mbështetësit e tij publikë. “Një ditë Bashës iu desh ta thërriste vetë në zyrë Ervin Salianjin për ti kërkuar të dilte në një program politik të asaj mbrëmjeje” tregon burimi i Lapsi.al. Kjo qe hera e fundit që deputeti i Korçës u pa në TV për debatin mes palëve në parti.   Pikërisht kjo tërheqje e heshtur e ka shtyrë kryetarin e kontestuar të PD-së të jetë vetë më aktiv. Në fund të vitit të shkuar ai i shpeshtoi shumë daljet televizive, ndërsa 2022 e inaguroi me daljen e parë në bazë, në tubimin e Dibrës.

Foto nga selia/ Rengu që të rinjtë e FRPD i bënë Bashës

Po të bëhet një bilanc, në këto momente, përpos Bejkos, shumë aktiv në mbrojte të linjës zyrtare ka mbetur vetëm Gazmend Bardhi dhe deri diku Enkelejd Alibeaj, ndonëse jo me të njëjtin pathos si më parë. Ndoshta të gjithë janë duke pritur se ç’do të ndodhë në 8 janar. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI