Flash

“Kriminalizimi” i Foltores/ A do ta pranojë Basha ndihmën e policisë në 8 Janar??

Lapsi.al 5 January 2022
“Kriminalizimi” i Foltores/ A do ta pranojë Basha ndihmën

Në pamundësi për t’i dalë përballë Sali Berishës përmes ballafaqimit me demokratët, Lulzim Basha iu përgjigj paraardhësit në dy mënyra. Fillimisht duke i delegjitimuar aksionin politik, me pretendimin se firmat për kuvendin nuk njiheshin nga institucionet, se vetë Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte thjesht një miting, se ndryshimet statutore ishin nul, apo se referendumi që e shkarkoi ishte i parregullt. Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë Basha po i mëshon një retorike tjetër: kriminalizimit të mbështetësve të Berishës.

Demokratët që mbushnin sallat e Foltores dhe deputetët që e mbështetën u identifikuan si ish-drejtorë dhe ish-ministra që mbanin mbi supe mëkatet e korrupsionit të tetë viteve qeverisje. Kjo e korrupsionit, ishte ndër akuzat më të lehta për mbështetësit e Berishës. Shumë shpejt ata u lidhën me emra të njohur të krimit, sipas mbështetësve të Bashës.

E tillë ishte akuza për angazhimin e Suel Çelës në mbledhjen e firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas Gazment Bardhit, delegatët e Elbasanit i kishin rrëfyer se ishin thirrur nga Suel Çela, i cili i detyronte përmes kërcënimeve të firmosnin mbështetjen për Foltoren. Bardhi nuk u nxitua ta përfshinte Berishën në këtë skemë, por kërkoi reagimin e tij.

Tjetër njollë për Foltoren ishte ajo në lidhje me Keltis Krujën, ish-deputet i PD-së. Sipas Bardhit, Kruja kishte lidhje me Aqif Rakipin (ish-deputeti që u prek nga ligji i dekriminalizimit) dhe kishte punuar në fushatën e Partisë Socialiste, për zgjedhjen e Orlando Rakipit në Vorë. Ish-deputeti Keltis Kruja e mohoi akuzën, duke thënë se kishte kontribuuar që 15 vjeç në PD.

Fatjon Dauti ishte një nga shoqëruesit e Sali Berishës, në datën 21 Dhjetor. Ai shpertheu derën e një prej zyrave të selisë së PD, ku Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët. Në media qarkulloi menjëherë e kaluara e Dautit në Angli, ku autoritetet e kishin pagëzuar me inicialet B9. Dautaj ishte dëbuar nga Britania e Madhe pas dyshimeve se qe i përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut të drogës. Që nga ai moment, mbështetësit e Berishës, sipas Bardhit janë pjesë e grupit kriminal B9.

Myftar Lumeshi përmendet si njohje e Fatjon Dautit në Britaninë e Madhe. Por një foto e Lumneshit mes shoqëruesve të Berishës u shpërnda menjëherë në disa media, ditën kur zyra e shtypit e Partisë Demokratike bëri një ndër akuzat më të rënda ndaj familjarëve të Berishës, kur i akuzoi për pastrim parash dhe lidhje me grupin B9.

Edhe sot (5 janar) Gazment Bardhi akuzoi sërish mbështetësit e Berishës si një grupim kriminal, kur tha se dera e selisë së PD-së është e hapur për demokratët e sakrificave, por “do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitije, ka qenë në krah të Berishës dhe në mbështetje të tij”.

Retorika e kriminalizimit për mbështetësit që Berisha ka në PD, tenton ta zhbëjë aksionin e tij politik. Në vend se ta sjellë rrugëtimin e Berishës nga Foltorja, tek Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe më pas tek Referendumi si një lëvizje politike, Basha po synon ta prezantojë atë si një lëvizje kriminale në prag të përballjes në 8 Janar.

Mbetet për t'u parë, nëse këto deklarata janë thirrje dëshpëruese para largimit nga zyra që e mbajti për 8 vjet apo Basha po përgatit terrenin që në 8 Janar të ketë mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Ofertën, Rama ia bëri që në 11 Dhjetor, ditën kur selia e PD-së u rrethua nga blindat dhe forcat speciale, të gatshëm për ta mbrojtur kryetarin nga delegatët e partisë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI