Flash

Terror në Tiranë/ Breshëritë e Kallashnikovit i marrin jetën 35-vjeçarit, katër të plagosur

Lapsi.al 4 January 2022
Terror në Tiranë/ Breshëritë e Kallashnikovit i marrin

Një Benz E Class ngjyrë e zezë ndalon para lokalit “Neë Focus Lounge” në Tiranë. Nga dritarja e makinës tyta e një Kallashnikovi drejtohet nga një tavolinë e lokalit. Në orën 16.15 minuta zona e Don Boskos është plot me njerëz.

Breshëritë e armës që derdhen drejt lokalit, që nga makina shkaktojnë kaos në të gjithë zonën. Mjeti largohet me shpejtësi duke lënë pas në lokal njerëz të terrorizuar. Mes tyre, një i vrarë dhe disa të plagosur.

Disa orë më pas, viktima identifikohet si Erjon Çela, 35 vjeç. I plagosur ka mbetur Blerim Çela vëllai i tij. Policia thotë se ky është rëndë në spital, pasi ka plagë në këmbë dhe në fytyrë. I plagosur ka mbetur edhe daja i viktimës, Edmond Crroj.

19-vjeçari Azbi Selmanaj kamarier i lokalit ka marrë plagë në shpatull, ndërsa Arben Dani, 46 vjeç ka mbetur i dëmtuar në këmbë.

https://streamable.com/e1274v

Atentatorët kanë kthyer makinën në vend dhe janë larguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës.

Ende nuk dihet asgjë mbi arsyet e atentatit, pasi të gjithë të plagosurit rezultojnë të jenë pa precedentë penalë.

https://streamable.com/87xxrp

Policia nuk ka ende asnjë informacion për atentatorët dhe pas verifikimit të targave ka rezultuar se mjeti ishte pajisur me targat e një makine tjetër. Ndërkohë në zonën e Don Boskos pas atentatit rrugët kanë rënë në heshtje./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI