Flash

Erionvelizohet edhe Edi Rama/ Bieta Sulo emision qokë per foton duke bërë pazar

Lapsi.al 10 January 2022
Erionvelizohet edhe Edi Rama/ Bieta Sulo emision qokë per foton duke

Edi Rama nuk kishte mbërritur kurrë deri këtu. Deri më tani ka qenë Veliaj ai që kopjonte shefin, tani është ai që po përdor arsenalin mediatik të Lali Erit. Dhe për më tepër me një falsitet ulëritës që i shkon për shtat vetëm kryebashkiakut.

Sot në emisionin e pasdites "Ftesë në 5", në TCh, u komentua si temë kryesore një foto e kryeministrit e hedhur prej tij në rrjet, ku ai dukej duke blerë domate. “Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate?”, shkruajti vete Rama.

Drejtuesja Bieta Sulo, që paguhet edhe si këshilltare ujësjellësi në Tiranë, e titulloi rubrikën "Fotoja që u bë virale në rrjet". Më të bukura ishin komentet e të ftuarve që komentonin imazhin propagandistik. Njëra nuk pushonte duke thënë se kjo është e zakonshme, se ajo e ka parë Linda Ramën disa herë duke bërë pazar në supermarket. Dikush tjetër u mburr se e ka pasur Ramën në lagje. Ndërsa ai që ishte pak më kritik nuk ndenji dot pa thënë: "Edin e kam xhan".

Rama del e bën pazar: Kur të thotë gruaja mos hajde pa domate - Shqiptarja.com

Natyrisht kjo nuk është hera e parë që Top Channel i bën një shërbim të këtij niveli shefit të qeverisë. Por këtu për t'u çuditur është fakti i gjetjes së valës me Bieta Sulon, për të cilën me siguri është bërë xheloz Veliaj.

Përpara se të bëhej debati i thellë televiziv që zgjati 40 minuta, fotoja scoop u pasqyrua gjërësisht edhe në portale (poshte).

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI