Flash

Tomor Alizoti godet fort Bashën/ Sot PD vdiq politikisht. Pse duhet vula dhe godina?

Lapsi.al 8 January 2022
Tomor Alizoti godet fort Bashën/ Sot PD vdiq politikisht. Pse duhet vula

"Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina", kështu ka thënë deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, që sot nuk ishte as jashtë me Sali Berishën dhe as brenda selisë me Lulzim Bashën, në studion e “ABC”. Ai i cilësojë fajtorë për gjendjen e krijuar që të dy liderët por shtoi:  "Basha duhet të largohet, ndërsa Berisha të kontribuojë për demokratizimin e partisë".

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Çdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për çfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur" vazhdoi ai.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

Deri më sot Alizoti pati mbajtur një qëndrim neutral madje nuk morri pjesë në asnjë nga dy kuvendet e organizuara nga palët. Por me sa duket dhuna ndaj të tijëve dhe aleanca e bashës me Ramën ka bërë që peshorja të anojë kundër Bashës.

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik" tha ai.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI