Flash

Spastrime në parti/ Basha i mbyll rrugën zgjedhjeve, përjashton Berishën nga PD

Lapsi.al 11 January 2022
Spastrime në parti/ Basha i mbyll rrugën zgjedhjeve, përjashton

Mbledhja e kryesisë ku u mor vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Sipas një raportimi të Panoramës, që nxorri fotot nga kamerat e sigurisë në sallën ku zhvillohej mbledhja, anëtaret e kryesisë kanë folur të irrituar ndaj Berishës.

Për shembull kryetarja e Këshillit Kombëtar Arta Sakja është shprehur e habitur se si Berisha nuk ishte shkarkuar më parë. "Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?!" raportohet të ketë thënë Sakja gjatë mbledhjes. Njësoj e acaruar duket të ketë qenë edhe deputetja Greta Bardelli. "Kriminelë kam për t'i quajtur nëse më dalin përpara" raportohet të ketë thënë Bardelli, duke iu referuar protestës së ditës së shtunë kur demokratët e thirrur nga Berisha tentuan të hapin dyert e selisë dhe u përleshën me ata që qëndronin brenda.

Veç Berishës, të përjashtuar nga të gjitha funksonet dhe nga partia janë edhe të tjerë organizatorë të protestës.

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

Një grupim tjetër është pezulluar. Deputetëve u është dhënë edhe një shans tjetër për t'u distancuar publikisht nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike. Këta janë si më poshtë:

1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajadrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

Ky është spastrimi më i madh i kundërshtarëve që Lulzim Basha tenton të bëjë ndonjëherë në PD. Me largimin e deputetëve dhe mbështetësve të Berishës, në selinë blu mbetet një grup parlamentar thuajse i përgjysmuar. Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha ka paralajmëruar rikthimin në selinë blu përmes një proteste akoma më të fuqishme, ku do të jenë parashikuar masat e duhura për ta marrë godinën.

Vendimi për përjashtimin e Berishës e thellon më tej çarjen në PD dhe i pret rrugën një propozimit që mund të çojë në një formë paqeje mes demokratëve, siç është një proces zgjedhjesh që përcakton drejtimin e partisë. Për momentin palët janë vetëm duke iu larguar rrugës së pajtimit, ndërsa tentojnë të zënë llogoret në selinë blu sipas teorisë, sipas parimit: dhëmb për dhëmb e sy për sy me armikun./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI