Flash

Vuçiç, akuza e kërcënime Australisë për Djokovic: "E keqtrajtuan, Serbia do të luftojë për të"

Lapsi.al 6 January 2022
Vuçiç, akuza e kërcënime Australisë për

Serbia do të luftojë për “Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”. Kështu ka thënë presidenti i vendit ballkanik, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar historinë e bashkatdhetarit të tij të famshëm, të cilit i është anulluar viza nga Australia. “Sapo fola në telefon me Novakun – shkroi Vuçiç në Instagram – I thashë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona do të marrin të gjitha masat për të ndaluar sa më parë keqtrajtimin e tenistit më të mirë në botë, në kohën më të shkurtër të mundshme”. “Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shtuar ai.

Pas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, edhe ministrja e sportit Vanja Udovicic ndërhyri në mbrojtje të Novak Djokovic, të cilit autoritetet australiane i anuluan vizën e hyrjes për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid: "Është absurde dhe e turpshme! Jam i shokuar për trajtimin e rezervuar për Novak dhe nuk mund ta besoj që dikush mund ta trajtojë kështu tenistin më të mirë në botë. Serbia është me ty”, ka thënë Udovicic, cituar nga mediat serbe.

Babai i Djokovic, Srdjan, ka folur nga ana e tij për "deportim". Sipas mediave serbe Novak Djokovic thuhet se ndodhet në një hotel në aeroportin e Melburnit në pritje të vendimit për kërkesën që ai ka paraqitur. Gjyqtari i Melburnit Anthony Kelly do të shqyrtojë kërkesën e sportistit serb në këto orë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI