Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Derbi londinez vishet Blues: tris i Chelsea për vendin e parë në Premier League

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ Derbi londinez vishet Blues: tris i Chelsea për vendin e parë

Formohet një triadë në krye të Premier League pas javës së pestë. Arrin Liverpool në kuotën 13 Chelsea, që mposhti Tottenham 3-0 me Thiago Silvan, autogolin e Dier e Rüdiger. Bashkohet me ta edhe Manchester United, që triumfoi 2-1 në fushën e West Ham falë golave të Cristiano Ronaldos në pjesën e parë e Lingard në të 89’, para penalltisë së pritur nga De Gea në të 95’. Ngadalëson hapin Leicester, i mundur 2-1 në fushën e Brighton.

TOTTENHAM-CHELSEA 0-3

Chelsea fitoi derbin e Londrës kundër Tottenham me një 3-0 bindëse në New White Hart Lane. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer në qasjen taktike të dy skuadrave, por jo në raste. Blutë provuan me një goditje të Christensen, i ndihmuar nga Lukaku, që përfundoi jashtë për fare pak; Spurs u përgjigjen me një kundërsulm të Son, ndaj të cilit dalja e Kepas ishte në kohë. Pasi u kthye nga dhomat e zhveshjes, Chelsea ishte një skuadër tjetër: Lloris shpëtoi tentativën e Marcos Alonso, por nuk mund të bënte asgjë në goditjen me kokë të Thiago Silvas, në zhvillimet e goditjes së këndit. Avantazhi i dha krahë Blues e Marcos Alonso mund të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij u shpëtua nga Dier në linjë. Kënaqësia për 2-0 u shty vetëm për disa minuta, kur Kanté që sapo u fut në fushë goditi drejt portës, duke gjetur devijimin me gju nga një Dier i pafat, që nxorri portierin jashtë loje. Në kohën shtesë, Rüdiger shkatërroi plotësisht Spurs, duke shënuar edhe golin e tretë në sugjerimin e Werner. Ekipi i Tuchel arrin Liverpool dhe Manchester United në trenin e ekipeve që kryesojnë me trembëdhjetë pikë kampionatin, Tottenham nuk lëviz në renditje dhe është akoma me nëntë pikë.

WEST HAM-MANCHESTER UNITED 1-2

Fitorja me ankth dhe emocione në fund për Manchester United, që kalon 2-1 në fushën e West Ham dhe arrin Liverpool në krye të Premier League, në lartësinë e 13 pikëve. Hammers e filluan më mirë dhe frikësuan De Gea me goditjet e Bowen, të bllokuara fillimisht nga Varane dhe më pas me këmbë nga portieri. Reagimi i të besuarve të Solskjaer erdhi me goditjen fluturimthi të Bruno Fernandes, të cilën Fabianski e përplas në shtyllë me majat e gishtave. Pas gjysmë ore lojë West Ham zhbllokoi ndeshjen me goditjen e Benrahma, për një avantazh të papritur, por jo të pamerituar. Djajtë e Kuq reaguan dhe barazuan pas vetëm 5 minutash me Cristiano Ronaldon, që devijoi me kokë krosimin e Bruno Fernandes, duke shënuar golin e katërt në tre ndeshje me United. Në pjesën e dytë United sulmoi i vendosur dhe i shkoi pranë avantazhit me Ronaldon, që më pas kërkoi një penallti në një kontakt me Cournal që u vlerësua si i rregullt. Ndeshja u zgjidh në fund, kur i sapoardhuri Lingaard shënoi golin e ish-it me një veprim të shkëlqyer personal brenda zonës së penalltisë. Në të 95 'shansi i madh i barazimit për West Ham: Shaë devijoi krosimin me krahun e tij, Atkinson akordon penalltinë pas konsultimit me Var. Moyes zgjodhi të aktivizojë Noble në fushë vetëm për ta goditur, por De Gea kuptoi gjithcka, duke shpëtuar fitoren e United. Me këtë 2-1, Djajtë e Kuq janë në krye të tabelës së bashku me Liverpoolin, ndërsa West Ham mbetet në kuotën e tetë pikëve.

BRIGHTON-LEICESTER 2-1

Një goditje e rëndësishme për Brighton, që mundi Leicester 2-1, duke kontrolluar lojën në orën e parë. Të lodhur pas përpjekjeve evropiane kundër Napolit, Foxes u shtypën gjatë pjesës së parë. Maupay ndezi këmbanat e para të alarmit me një goditje të devijuar nga mbrojtja, Marsi angazhoi Schmeichel me një goditje tinzare. Goli i Brighton ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 35, kur Maupay konvertoi penalltinë e akorduar për një prekje me dorë nga Vestergaard. Pjesa e parë përfundoi 1-0, me të besuarit e Rodgers që nuk ishin në gjendje të ndërtonin aksione të denjë për t’u shënuar. Intervali nuk ndryshoi inercinë e ndeshjes dhe Brighton dyfishoi pas vetëm 5 minutash, me Wellbeck që shfrytëzoi goditjen e lirë të Trossard. Shuplaka e dytë zgjoi Leicester, që papritmas hyri në lojë. Në minutën e 61, Vardy përfitoi nga krosimi i Tielemans dhe ngushtoi diferencën me golin e tij të tretë në Premier. Britma e festimit për golin e barazimit mbetet e mbytur në fyt dy herë, kur golat e Lookman dhe Ndidit u anuluan për pozicion jashtë loje me ndihmën e Var. Miqtë shtynë përpara për të shmangur humbjen, por 2-1 mbeti në fuqi deri në fund. Brighton i surprizave ngrihet në 12 pikë, vetëm një distancë nga vendi i parë, ndërsa Leicester mbetet me gjashtë pikë.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Brighton & Hove Albion 2 - 1 Leicester City

West Ham United 1 - 2 Manchester United

Tottenham Hotspur 0 - 3 Chelsea

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI