Flash

Video/ “Penallti sade, na hodhën djersën poshtë”: Shehi nervoz pas 1-1 me Egnatian dhe ndërhyrjeve të VAR

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ “Penallti sade, na hodhën djersën poshtë”:

"Nuk jam i qartë se çfarë ka ndodhur. Ne morëm informacion se për çfarë po vonte aq shumë, dhe ishte për Xhixhën, sepse ishte në rrezen e portierit. Jam i paqartë për rastin e Ngo'o. Kjo është penallti sade. Nuk ka rëndësi në çfarë minute është, të hedh gjithë djersën poshtë. E shikojnë të gjithë, ishte penallti sade". Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është nervoz me 'heshtjen' e VAR në minutën e 96, kur Ngo'o pretendoi një penallti. Pas barazimit në shtëpi me Egnatian, tekniku durrsak e përqendron vëmendjen pikërisht tek episodi i fundit i ndeshjes dhe terreni i stadiumit: "Pse nuk i mori pikët maksimale Tirana? – Nuk mendoj që ishte ditë “jo”. Skuadra u përpoq, tereni është armiku jonë numër 1. Ne duhet të kishim bërë më mirë, episodi i fundit bën që të mos të marrësh fitoren. Në futboll nuk ka fitore me domosdo, sepse ngarkohesh nga koka dhe nuk je i qartë për të bërë veprime. Duhet t’i interpretojmë me dëshirë momentet që mund të ndryshojnë lojën".

Në një bilanc të shpejtë të situatës, Shehi shikon përtej rezultatit të fushës: "Jo çdo lojtar është në ditën e tij më të mirë. Zëvendësimet janë për të futur forca të reja. Lojtarët që kanë ardhur kanë kohë që nuk kanë luajtur futboll rregullisht dhe duan kohë përshtatje. Xhixha aq sa ka, ka bërë mirë, nuk është se jam shumë i pakënaqur nga ai. Kush nuk shkon mirë zëvendësohet" - tha tekniku, duke vazhduar shpjegimin e tij -. "Filluam 4-3-3 pastaj dolëm 4-2-3-1. Kërkuam që të luanim duke futur dy uingerat nga brenda dhe të shfrytëzonim krahët. Na ka prishur punë shumë Çelhaka se na ka ikur në momentet e fundit. Limaj ka shumë cilësi, duhet të shtyjë përpara. Por do të përshtatemi me këta lojtarë që kemi".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI