Flash

Danny Hodgson në koma, CR7 mbështetje përmes videos: “Të pres në Manchester”

Lapsi.al 19 September 2021
Danny Hodgson në koma, CR7 mbështetje përmes videos:
Cristiano Ronaldo i ka ofruar mbështetjen e tij Danny Hodgson, futbollistit anglez që aktualisht në gjendje kome në Australi, pas një agresioni. Lojtari 26-vjeçar i ECU Joondalup, në National Premier Leagues të Australisë Perëndimore, ishte duke festuar fundin e sezonit të premten kur dyshohet se u qëllua pas shpine kur hyri në stacionin e trenit në Perth. Prindërit e tij, Nicola dhe Peter - raporton shtypi britanik - fluturuan në Australi për të qëndruar me djalin e tyre, pasi ai u dërgua në Spitalin Royal Perth në gjendje kritike dhe u vendos në koma artificiale pas operacionit urgjent. Hodgson mbetet në gjendje kritike, por tani është në një situatë të qëndrueshme. Ronaldo i ka ofruar kolegut të tij mbështetjen e tij në këto rrethana tragjike dhe shpreson të shohë Hodgson në Manchester kur të shërohet: "Përshëndetje Danny, sapo dëgjova për historinë tënde, shpresoj që të shërohesh së shpejti," tha Ronaldo në një video. "Të ftoj të vish në një nga ndeshjet tona në Mançester, kështu që shërohu shpejt miku im. Bëj kujdes," shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI