Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Shikoni sherrin e tifozëve të Burnley me ata të Arsenal: FA hap hetimin

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ Shikoni sherrin e tifozëve të Burnley me ata të Arsenal:

Fitorja e dytë radhazi e Arsenal nuk ka kaluar pa probleme. Jo në fushë, por pas ndeshjes me tifozeritë që janë përplasur ashpër. Sipas asaj që bëhet e ditur, Federata e Futbollit angleze ka hapur një hetim mbi trazirat që shpërthyen menjëherë pas ndeshjes që u mbyll me suksesin 1-0 të Arsenal në Premier League kundër Burnley: të dy tifozeritë ranë në kontakt me njëra-tjetrën dhe kanë hedhur tymuese dhe objekte të forta.

Përplasjet në 'Turf Moor' zgjatën rreth dhjetë minuta. Tifozët më pas u shpërndanë, por autoritetet e futbollit thanë se janë gati të ndërhyjnë duke ndëshkuar të dy klubet. Një problem i përhershëm për futbollin anglez me klubet që detyrohet të paguajnë për agresivitetin e ultrasve të tyre, që për më tepër konfliktohen gjithnjë jashtë ambjenteve të stadiumeve.

https://www.youtube.com/watch?v=10WNpIZ_-4o

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI