Flash

Video/ Inter shkatërrues: Bolonja nuk di nga të shkojë në 6-1 e San Siros

Lapsi.al 18 September 2021
Video/ Inter shkatërrues: Bolonja nuk di nga të shkojë në

Inter mposht 6-1 Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A e ngjitet momentalisht në vendin e parë në klasifikim. Gjithcka e lehtë për zikaltrit në San Siro, që në fund të pjesës së parë shkuan në avantazh 3-0 falë golave të Lautaros (6'), Skriniar (30') e Barella (34'). Në fillimin e pjesës së dytë erdhi pokeri i shenjuar nga Vecino (54'), para dygolëshit të Dzekos (63' e 68') që fundosi kuqeblutë. I Theate (86') goli i flamurit për bolonjezët.

Një rezultat i jashtëzakonshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur menjëherë pas barazimit me Sampdoria dhe humbjes në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Interi kthehet të vrapojë dhe e bën këtë me një paraqitje të fortë, duke shtrydhur një Bolonja që mbërriti në San Siro me një qëndrim tepër agresiv dhe të paskrupullt, pre e lehtë për një ekip vdekjeprurës në kundërsulm dhe i pamëshirshëm para portës si ai i Inzaghit.

Mund të ekzaltohet tekniku për super performancën e Dumfries, të sulmuesve të tij dhe një mbrojtj të padepërtueshme. Problemi i vetëm i ditës është dëmtimi i Correas, i cili doli pas një gjysmë ore mjaft të errët për shkak të një traume në legen. Një dëmtim që rrezikon të jetë i rëndë në funksion të dy ndeshjeve të ardhshme të afërta kundër Fiorentinës dhe Atalantës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI