Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Shehi “lutet” mos i ndodhë gjë sulmuesve: Tirana ka pak alternativa, ja si ndrzshon formacioni ndaj Egnatias

Lapsi.al 18 September 2021
Shehi “lutet” mos i ndodhë gjë sulmuesve: Tirana ka pak

Një fitore me peshë në start, por që nuk i fsheh problemet që ka Tirana në organikë ku mungesa e alternativave është ajo që shqetëson më shumë teknikun Orges Shehi. Kundër Skënderbeut bardheblutë e nisën me një sukses 4-2, por që mund të jetë disi i gënjeshtërt në krahasim me atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës. Pikërisht, kështu, sepse deri në pushim të ndeshjes, kur luanin ende 11 kundër 11 rezultati ishte 1-1.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, e ekzaktësisht nga aty ka ndërmend ta rifillojë tekniku ndërtimin e strategjisë për përballjen me Egnatian. Kjo do të thotë se lëvizjet që planifikon Shehi janë të pakta e të identifikueshme, duke qenë se edhe mundësitë janë të tilla. Kështu, Behiratche, pavarësisht golit të shënuar në debutim, mund të humbasë vendin i kaluar nga Najdovski, i aktivizuar pikërisht në të 46 e ndeshjes së parë. Toli është e sigurtë, duke parë dëmtimin e Tosevskit, ashtu si rikthimi i Bekajt mes shtyllave. Portieri kosovar është një garanci, e kthehet të mbrojë portën pasi humbi daljen e parë në kampionat.

Cështja është se përpara, bardheblutë kanë pak lojtarë për të ndryshuar lojën. Kështu, nëse Ngo’o, Seferi e Xhixha, titullarët e padiskutuar të 25 herë kampionëve, nuk janë në ditën e tyre më të mirë Shehi mund të hedhë sytë vetëm nga Gjumsi e Beshiraj, që pavarësisht se janë premtues vështirë se japin garanci. Kundër Egnatias megjithatë nuk ka asnjë alibi, Tirana kërkon fitoren për të mbajtur skuadrën moralisht lart, edhe pse kualiteti në formacion Shehit nuk i mungon.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI