Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Bajrami tërheq vëmendjen e Serie A: shqiptari gjithnjë e më shumë lider i Empolit

Lapsi.al 16 September 2021
Bajrami tërheq vëmendjen e Serie A: shqiptari gjithnjë e më

Në një Empoli plot luhatje, i aftë të godasë në Allianz Stadium dhe më pas të bjerë nën sulmet e Venecias, po vihet në evidencë, javë pas jave, Nedim Bajrami, lojtari më i ri i përfaqësueses së Shqipërisë. Mesfushori sulmues tashmë ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në vetëm tre ndeshje, duke konfirmuar se ai është epiqendra ofensive e ekipit empolez.

I lindur në Zyrih, por me kombësi shqiptare, Bajrami sigurisht që nuk ka ndjerë frikë nga kapërcimi në kategori, përkundrazi ai vazhdoi të bënte atë që kishte disa sezone më parë në Serie B. Ai i sapofilluar është kampionati i tretë me Empolin për mesfushorin sulmues, i datëlindjes 1999, një lojtar i aftë të luajë në çdo rol në mesfushë edhe pse pozicioni natyror është ai që mban aktualisht, përkatësisht mesfushori sulmues pas shpinës së dy sulmuesve. Në dy sezonet e para ai shënoi gjithsej dymbëdhjetë gola dhe katërmbëdhjetë asist në të gjitha garat.

Në Serie A ai tashmë ka shënuar një gol, të padobishëm për rezultatin kundër Venezias, dhe ka regjistruar edhe një asist, në ndeshjen debutuese kundër Lazios, duke shërbyer për shokun e skuadrës Bandinelli. Ndeshja me lagunarët tregoi se ai gjithashtu mund të marrë rolin e lojtarit që godet penalltitë, edhe pse Mancuso mbetet gjuajtësi i caktuar ende. Një fillim i mbarë i sezonit, pra, për Bajramin mbi të cilin janë vendosur shpresat e Empolit për shpëtim. Pavarësisht ardhjes së lojtarëve të rëndësishëm të kalibrit Pinamonti dhe Cutrone, shqiptari mbetet lideri i të kaltërve: ai që mund të shpikë, në çdo moment, veprimin vendimtar për toskanët.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI