Flash

Humbën në fund, Inzaghi fajëson Courtois: "Gjetëm përballë një portier të pakalueshëm"

Lapsi.al 16 September 2021
Humbën në fund, Inzaghi fajëson Courtois: "Gjetëm

Simone Inzaghi nuk e kapërcen dot zhgënjimin për humbjen befasuese në minutën e 89 kundër Real Madridit në shtëpi: "Duhej t'i kushtonim më shumë vëmendje, kishte mbetur vetëm një minutë ... - tha tekniku zikaltër me keqardhje. - Më vjen shumë keq, që e gjej veten duke komentuar një humbje pas një paraqitje të tillë. Por ne duhet të shikojmë përpara, të mendojmë se si e mbajtëm fushën kundër një ekipi si Real Madrid. Gjetëm përballë një portier i cili ishte vërtet i vështirë për t'i shënuar gol. Është e qartë se nuk mund ta ulësh kurrë përqendrimin kundër ekipeve të tilla, por duke luajtur kështu jam i sigurt për kualifikimin”.

Inzaghi, tashmë përpiqet të shikojë përpara: "Pozitive është mënyra me të cilën ne e mbajtëm fushën, konkluzionet e bëra dhe si e sulmuam Realin. Diçka që unë me siguri nuk do ta doja janë të gjitha ato pritje të Courtois... Në kuptimin se një ose dy ne duhej t'i shënonim dhe kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Na vjen keq për tifozët, për klubin dhe për lojtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka në fushë. Siç thashë, megjithatë, duke luajtur kështu kam besim për të ardhmen dhe për kualifikimin”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI