Flash

Video/ Inter e pëson në fund, Liverpool përmbys Milanin: Haller bën poker, Nkunkun shënon tregolëshin më të hidhur

Lapsi.al 15 September 2021
Video/ Inter e pëson në fund, Liverpool përmbys Milanin: Haller

Mbrëmje e madhe golash e spektakli në Champions League. Të mëdhatë nuk zhgënjejnë, pothuajse, sepse PSG me tredhëmbëshin e artë për herë të parë së bashku në fushë ngecin në fushën e Brugge. Triumf në San Siro për Real Madrid, që ndëshkon Inter në minutën e fundit, ndërsa përmbysja e ripërmbysja e Anfield nxjerr në dritë Liverpool. Festival golash për City e Ajax.

GRUPI A

Messi-Mbappe-Neymar duhet të ishin spektakli i mbrëmjes, e kështu në fakt nuk ishte. Të rreshtuar për herë të parë nga fillimi së bashku nga Pochettino, tridhëmbëshi i artë i PSG dështon të justifikojë pritshmëritë i ndalur nga një performancë surprizuese e Brugge. Belgët pasi u ndëshkuan në minutën e 15 nga Herrera, korigjuan në minutën e 27 me Vanaken. Një pikë për të dy skuadrat, që i hapin vendin e parë Manchester City, që shkatërron 6-3 Leipzig. Një ndeshje interesante në Etihad, që në momente të caktuara u vu edhe në balancë, pastaj lojtarët e Guardiolës bënë difernecën. Ake (18) e autogoli i Mukiele (28) u duk se i dhanë drejtim sfidës, por Nkunku ngushtoi diferencën (42) përpara se Mahrez me penallti të siguronte rezultatin në shtesën e të parës. Nkunku (51) insistoi sërisht të mbante në lojë gjermanët, por iu përgjig Grealish (56). Akoma një gol i Nkunku (73), pastaj Cancelo (75) e Jesus (85) mbyllën historinë.

GRUPI B

Në ndeshjen e revanshit, revansh nuk pati, edhe pse rezultati i shkoi shumë pranë atij 3-3 të finales së 2005. Liverpool mori suksesin 3-2 në Anfield, në një ndeshje rokamboleske. Autogoli i Tomori (9) e penalltia e humbur e Salah dha idenë e gabuar, sepse në dy minuta (42 e 44) Milan përmbysi rezultatin me Rebic e Diaz. Vetëm se Reds kishin plane të tjera në pjesën e dytë dhe Salah (49) e Henderson (69) bënë një ripërmbysje duke marrë edhe vendin e parë në Grup, pasi në sfidën tjetër Atletico Madrid dështoi të shkonte më shumë se 0-0 me Porton, që madje humbi edhe një 11 metërsh me Taremin (80).

GRUPI C

Ajax shpartallon në transfertë 1-5 Sporting dhe i përgjigjet fitores së Dortmund në Turqi. Golavarazhi lejon hollandezët të jenë të parët, të udhëhequr nga katër gola të Haller (2, 9, 51, 63). Paulinho shënoi golin e vetëm për portugezët (33), përpara se të humbiste edhe një penallti (47). Golin tjetër për Heshtarët e shënoi Berghuis (39).

GRUPI D

Përfundoi 0-1 sfida e San Siros mes Inter e Real Madrid, në raundin e parë të Champions League. Zikaltrit e Simone Inzaghi bënë më shumë se mirë për pjesë të gjatë të ndeshjes, shkuan disa herë pranë avantazhit, por u përplasën vazhdimisht në një Courtois në formë të shkëlqyer. Në fund, kur lodhja bëri të vetën, erdhi goli i Rodrygo (89') që ndëshkoi italianët. Ancelotti mund të festojë e të marrë menjëherë kryesimin, bashkë me Sheriff Tiraspol (përpara me diferencë golash).

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Club Brugge 1 - 1 Paris Saint-Germain

Manchester City 6 - 3 RB Leipzig

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Atletico Madrid 0 - 0 FC Porto

Liverpool 3 - 2 AC Milan

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Besiktas 1 - 2 Borussia Dortmund

Sporting CP 1 - 5 Ajax

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

FC Sheriff 2 - 0 Shakhtar Donetsk

Inter 0 - 1 Real Madrid

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI