Flash

Leonardo, sulm tjetër ndaj Real: "Nuk e shoh PSG pa Mbappé në fund të sezonit"

Lapsi.al 15 September 2021
Leonardo, sulm tjetër ndaj Real: "Nuk e shoh PSG pa Mbappé

Drejtori sportiv i PSG Leonardo është kthyer të flasë për të ardhmen e Kylian Mbapé në Canal +, në vigjilje të debutimit të kryeqytetasve në Champions. "Unë nuk e shoh Mbappen të largohet në fund të sezonit - ishin fjalët e brazilianit -. Askush këtu te PSG nuk mendon për një të ardhme pa Kylian. Marrëdhënia midis tij dhe PSG është e thellë, prandaj ne nuk mendojmë për këtë skenar". Një pohim ngacmues ndaj shpresave të Real Madrid, të cilëve i kushton edhe një akuzë: "Nuk ishim të kënaqur me sjelljen e tyre, me ofertën e tyre të pamjaftueshme".

Leonardo ka sqaruar më tej edhe për atë që ndodhi në tratativën e spanjollëve për xhevahirin francez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. "Fillimi i negociatave për një nga futbollistët më të mirë në botë në javën e fundit të merkatos së transferimeve krijoi një situatë që nuk na pëlqeu - u ankua drejtori parizien - . Ne ishim të qartë në lidhje me pozicionin tonë mbi ofertën. Nuk ishte e mjaftueshme, pasi ishte më e ulët se ajo që kishim paguar për ta marrë atë. Oferta e fundit për të cilën ata folën, nuk erdhi kurrë. Nuk mund të organizosh një merkato për dy, tre ose katër muaj dhe të ndryshosh planet kështu”.

Në shtëpinë e PSG do të bëjnë gjithçka në muajt e ardhshëm për të bindur lojtarin të zgjasë kontratën e tij. "Kylian përfaqëson shumë për ne. Jo vetëm sepse është francez, por edhe sepse është një nga futbollistët më të mirë në botë. E pastaj si person na pëlqen, të gjithë e pëlqejmë. Messi, Neymar dhe Mbappe nuk janë diçka për tu parë për vetëm një vit, mendoj se ato janë shumë plotësues të njëri-tjetrit".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI