Flash

Champions: për Inter një tabù 9 vjeçare, për Milan një histori për tu rishkruar

Lapsi.al 15 September 2021
Champions: për Inter një tabù 9 vjeçare, për Milan

Pas Juventus dhe Atalantës i takon milanezëve në Champions: San Siro dhe Anfield, dy tempuj të futbollit për dy sfida që kanë bërë historinë e Kupës/Ligës së Kampionëve. Inter, para 37,000 tifozëve (biletat krejt të shitura, sipas rregullave të Covid), pret Real Madrid, Milan për herë të parë në shtëpinë e Liverpool. Për zikaltrit një tabu e vogël, e kohëve të fundit, që duhet të nisë të fshihet që sonte: pikë për t'i vendosur në renditje për tu shtyrë më në fund përtej raundit të grupeve pas tre vitesh zhgënjimesh të hidhura (raundi i 1/8 mungon që nga viti 2012). Nga ana tjetër, për kuqezinjtë - pa Ibrahimovic - është kthimi pas shtatë vitesh në futbollin e madh evropian, që duhet përballuar pa frikë, për të shkruar faqen e parë të një historie të re.

Asgjë, natyrisht, nuk vendoset sot. Kështu që nuk kanë vend hiperbolat dhe terma të tillë si "vendimtar", "kyc" ose dicka e tillë. Është hapi i parë, por pikërisht sepse është i tillë ka rëndësinë e vet. Kjo nuk ka dyshim. Duhet të bëjë kujdes Inter, i cili më në fund arrin në Ligën e Kampionëve me titullin kampion në gjoks dhe një besim më të madhe për veten, pavarësisht largimeve të verës. Real, ai që vetëm një sezon më parë fitoi sfidën e dyfishtë (me vështirësi në Spanjë, me një epërsi të qartë në Meazza) përfaqëson atë që dimë: traditë, ndërgjegjësim, siguri, sulmi i madh (Benzema dhe Vinicius), por edhe disa crregullime difensive. Ancelotti është një mjeshtër, askush nuk e njeh Kupën më mirë se ai dhe e di se çfarë duhet për të bërë mirë. Por Inzaghi ka treguar, me një Lazio sigurisht më pak konkurruese se ky Inter, se mund t'i bëjë keq kujtdo në netët europiane.

Dicka e përafërt përjetohet edhe te Milan, që në ditën e debutimit të Piolit në Ligën e Kampionëve rifillon një rrugë të ndërprerë shtatë vjet më parë në kompeticionin që historikisht është më i përshtatshmi për të. Në Milanello e konsiderojnë atë habitatin e tyre natyror, Anfield është vendi i përzgjedhur për t'u rinisur e për të gjetur veten. Klopp është një mjeshtër, Liverpool për traditë lëviz në Evropë me të njëjtin besim si kuqezinjtë. Historia e fundit thotë se Reds janë më përpara, më të gatshëm, ndoshta më të fortë. Sonte, siç u përmend, asgjë nuk vendoset dhe asgjë përfundimtare nuk do të shkruhet. Por një faqe e re e historisë meriton kaligrafinë e kohëve më të mira.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI