Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Sherri me Saelemakers i kushton shtrenjtë Sarrit: Gjykatësi sportiv merr vendimin për teknikun

Lapsi.al 14 September 2021
Sherri me Saelemakers i kushton shtrenjtë Sarrit: Gjykatësi sportiv

Pas sherrit me Saelemakers në fund të ndeshjes Milan-Lazio, Maurizio Sarri, që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, ka marrë goditjen e dytë edhe nga Gjykatësi sportiv: dy javë skualifikim, gjë që do të parandalojë që trajneri i bardhekaltërve të ulet në pankinë për ndeshjet kundër Cagliari dhe Torinos.

Në komunikatën për shtyp thuhet se java e parë u imponua "për kërkimin e një konfrontimi verbal me një lojtar të ekipit kundërshtar, duke marrë një qëndrim intimidues dhe duke përdorur, kundër të njëjtit lojtarë, fjalë kërcënuese", ndërsa e dyta për të shkak se "në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, kundërshtoi vendimin e gjyqtarit duke artikuluar shprehje blasfemuese”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI