Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

'The Sun' zbulon fjalimin e Ronaldos para debutimit: "Nuk erdha këtu për të bërë nxitësin e tifozëve"

Lapsi.al 14 September 2021
'The Sun' zbulon fjalimin e Ronaldos para debutimit: "Nuk erdha

Disa orë para debutimit të ri me fanellën e Djajve të kuq në Champions kundër Young Boys (hera e fundit ishte finalja e humbur me Barcelonën në 2009), The Sun zbulon një episod që ka ndodhur pikërisht përpara se lojtarët e Manchester United të zbrisnin në fushë. Një fjalim më tepër paralajmërues se motivues që portugezi i ka dhënë shokëve dhe stafit të Manchester United, brenda dhomave të zhveshjes, para ndeshjes kundër Newcastle.

Pasi i mblodhi të gjithë, CR7 nisi: "Unë u ktheva për dy arsye: e para është se e dua Manchester United, e dyta është se e dua mentalitetin fitues që ekziston brenda këtij klubi. Nuk jam këtu për të qenë një 'cheerleader' (nxitës i tifozëve). Nëse dëshironi të keni sukses duhet ta doni këtë klub nga zemra. Duhet të hani, flini dhe të luftoni për United. Nëse luani ose nuk luani nuk ka rëndësi, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët e skuadrës. Unë jam këtu për të fituar dhe sukseset sjellin lumturi. Duam të jemi të lumtur, apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj te ju, përndryshe nuk do të kthehesha. Nëse jepni gjithçka, tifozët do t'ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të tërhiqem e gjithë kjo do të mbetet dhe ju do të dominoni përsëri. Unë do të jap më të mirën, por kam nevojë për ju. A jeni gati të luftoni dhe të jepni gjithçka në fushë?", ka mbyllur motivimin e tij portugezi, duke marrë në këmbim duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. United ka Mbretin e tij në fron.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI