Flash

Tebas hedh poshtë krizën financiare të Real Madrid: "Mund të blejë si Haaland ashtu dhe Mbappe"

Lapsi.al 13 September 2021
Tebas hedh poshtë krizën financiare të Real Madrid: "Mund

Javier Tebas, presidenti i La Liga, duket se e ka personale me PSG dhe vazhdon të mbajë vëmendjen tek Real Madrid, vetëm një ditë pasi tha se Barcelona është peng i Florentino Perez. Numri 1 i kampionatit spanjoll ka insistuar shigjetimet drejt Paris Saint-Germain duke siguruar se nuk ka asnjë krizë financiare që kërcënon merengues dhe se Mbappe do të vishet Blancos: "Real Madrid ka shitur lojtarë për 200 milionë euro, ata nuk kanë humbur para dhe për këtë arsye, ndryshe nga të tjerët, kanë para të mjaftueshme për të blerë si Mbappe ashtu dhe Haaland. Ajo që nuk kuptoj është sesi të tjerët kanë në një humbje prej 400 milionë eurosh dhe mund të refuzojnë oferta si ajo e marrë për Mbapé".

Nuk është hera e parë që presidenti i La Liga sulmon PSG dhe sheikët e Katarit. Menjëherë pas transferimit të munguar të Kylian Mbappé tek Real Madrid, Tebas deklaroi: “Shtetet-klube janë po aq të rrezikshme për ekosistemin e futbollit sa Super League. Ne kemi qenë kritikë ndaj Super League sepse shkatërron futbollin evropian dhe jemi po aq kritikë ndaj PSG. Humbjet nga Covid + 300 milion; të ardhurat televizive në Francë -40%; dhe + 500 milionë paga? E papërballueshme”.

Në fillim të korrikut sulmi frontal dhe polemikat me Pep Guardiolan e Manchester City, tani i erdhi radha PSG-së.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI