Flash

Rrezikoi jetën, Hamilton ironizon dënimin e Verstappen: "Kur ia hedh lehtë, do vazhdosh ta bësh"

Lapsi.al 13 September 2021
Rrezikoi jetën, Hamilton ironizon dënimin e Verstappen: "Kur ia

Në një intervistë dhënë Autosport, Lewis Hamilton është kthyer të komentoj në lidhje me incidentin që eliminoi atë dhe Max Verstappen në mes të Çmimit të Madh Italian, duke lënë të paprekur garën për titull. Ajo që anglezi nuk ka kapërcyer dot është se një veprim i rivalit hollandez që i rrezikoi jetën është penalizuar me vetëm tre pozicione në startin për Çmimin e Madh të Rusisë, i caktuar për fundjavën e fundit të shtatorit në Soçi, etapa tjetër e një sfide që po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe e nxehtë.

"Unë jam përfundimisht krenar për vendimin e Komisarëve të garës. Mendoj se më duhet pak kohë për të menduar për të, por sigurisht që ajo që ndodhi krijon një precedent. E mendoj se do të jetë një precedent i rëndësishëm për sigurinë e pilotëve, që nënvizon se ka rregulla të rrepta që duhen ndjekur. Gjëra si kjo do të përsëriten derisa të mësojmë nga ajo që ndodh në pista, dhe unë personalisht nuk kam histori me këto lloj aksidentesh. Në fund të fundit, kur ia hedh lehtë nga gjëra të tilla, atëherë do të vazhdosh t'i bësh ato".

"Veprojmë të gjithë në limite. Por çdo pilot, i tanishëm ose i kaluar, kur është nga brenda do të përpiqet të ruajë pozicionin e tij. Sigurisht kur futesh në kthesë rrotë më rrotë dhe makina pranë teje është ngjitur në krahun e jashtëm, atëherë duhet lënë pak hapësirë shtesë. Por ekziston një rregull i njohur që thotë se piloti që është përpara ka të drejtën e trajektores në kthesë dhe tjetri duhet tia japë atë. Sigurisht që ne duhet të analizojmë atë që ndodhi dhe të sigurohemi që të merren vendimet e duhura. Askush nuk dëshiron të lëndohet dhe, ndoshta, nëse mund të vendosim një protokoll më të mirë, atëherë ne mund të shmangim këto lloj gjërash në të ardhmen".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI