Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Ibrahimovic rikthehet shënon e i jep fitoren Milan: kuqezinjtë në krye të Serie A, Lazio humb edhe Sarrin

Lapsi.al 12 September 2021
Video/ Ibrahimovic rikthehet shënon e i jep fitoren Milan: kuqezinjtë

Tre ndeshje, nëntë pikë dhe ndeshja e parë e drejtpërdrejtë e fituar me një 2-0 të pastër. Fillimi i sezonit për Milanin e Piolit është pothuajse perfekt dhe në prag të kthimit të shumëpritur në Ligën e Kampionëve, skuadra kuqezi dhuroi një paraqitje të madhe kundër Lazios së Sarrit. Leao dhe Ibrahimovic nënshkruan tre pikët, me luksin e një penalltie të humbur nga Kessie në fund të pjesës së parë, por për të nënvizuar ishte aftësia për të anuluar pothuajse plotësisht fazën sulmuese të Lazios, duke i lënë Maignan një mbrëmje pushimi.

Një version brilant i Milanit nxjerr jashtë loje Lazion në duelin e parë të sezonit për Ligën e Kampionëve dhe vërteton një rritje që, për momentin, duket vërtet e pandalshme. Kuqezinjtë i vunë përfund kundërshtarët e tyre në të gjitha aspektet: lojë, agresivitet, intensitet e organizim. Di Leao në pjesën e parë hapi serinë e golave, Kessie humbi një penallti, ndërsa në pjesën e dytë Ibrahimovic u kthye në fushë pas dëmtimit, duke treguar edhe njëherë forcën me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Milani mbetet në vendin e parë në renditje, e lë Interin prapa dhe e vendos veten në kushtet më të mira për t'u përballur me Liverpoolin të mërkurën dhe Juventus të dielën e ardhshme. Lazio humbi ndeshjen në mënyrën më të keqe dhe Sarrin për ndeshjen e ardhshme, duke qenë se u përjashtua për protesta pas fërshëllimës së fundit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI