Flash

Video/ Prezantim me dy gola në Superiore pas 10 vjetësh: triumf në transfertë për Dinamon

Lapsi.al 12 September 2021
Video/ Prezantim me dy gola në Superiore pas 10 vjetësh: triumf

10 vjet mungesë e Dinamo justifikon pritshmëritë me një 0-2 në transfertë me Kastriotin, që i japin suksesin e parë Bledi Shkëmbit në pankinën e bluve. Kryeqytetasit, pas një investimi të rëndësishëm në merkato, kanë treguar se ambicjet dhe kualiteti i kanë në të njëjtin nivel, falë dygolëshit të afrikanit Cinedu në pjesën e parë. Krutanët u munduan, por vetëm në fund me Grecën rrezikuan vërtetë portën e Harizajt.

22-vjeçarit i mjaftuan vetëm 37 sekonda për të gjetur golin e avantazhit, ndërkohë që në minutën e 19 dyfishoi shifrat, duke mbyllur praktikisht historinë. VAR i erdhi në ndihmë 'nëndetëses' pasi më parë ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje. Kridens Meta u thërrit nga sistemi teknologjik për ti dhënë bluve festën e një fitore, që përballë krutanëve nuk e kishin provuar prej 11 vjetësh.

Me një prapavijë solide me të rikthyerin Imami e një lider si Ibraimi përpara, Dinamo menaxhoi me kujdes rezultatin, duke shkuar në disa momente pranë golit të tretë. Krutanët e Ndreut provuan të rrisin ritmin në pjesën e dytë me Grecën që në minutën e 78 dhe 85 provoi të rihapte ndeshjen, por ishte i pafat i ndalur nga shtylla në tentativën e dytë. Dinamo e nis me fitore rikthimin në Superiore, ndërsa krutanët duhet të përpiqen shumë më tepër për të mos luajtur një tjetër sezon nën ankth si ai i vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI