Flash

Allegri-Spalletti sherr në konferencën e shtypit para gazetarëve: "Një herë që fitoj më bën moral?"

Lapsi.al 12 September 2021
Allegri-Spalletti sherr në konferencën e shtypit para gazetarëve:

Klimë e zjarrtë pas ndeshjes Napoli-Juve dhe nerva të tensionuara mes Luciano Spallettit dhe Massimiliano Allegrit, protagonistët e një sherri të ashpër në sallën e shtypit të stadiumit 'Maradona', në momentin e kalimit të stafetës. Sipas rindërtimeve të fakteve nga gazetarët e pranishëm, kur dy trajnerët u takuan ndërsa njëri doli nga konferenca dhe tjetri po hynte, trajneri i Juventus akuzoi kolegun e tij se kishte 'bërë një ngatërresë' me arbitrin. "Këto gjëra - u përgjigj trajneri i të kaltërve - nuk mund të durohen, më thoni kur e paskam bërë sepse me të vërtetë nuk mund të durohet".

Përgjigja e Spallettit erdhi drejtpërdrejt në konferencë: "Nuk e prisja këtë përballje. Shkova ta përshëndesja në fillim dhe pastaj në fund, por ai ishte zhdukur dhe doja ta takoja edhe tani. Nuk patëm asnjë fërkim. Unë gjithmonë kam humbur, dreqin ... Një herë që fitoj, vjen të më bëjë moral?".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI