Flash

Video/ Debutim ëndërrash në Teatrin e ëndërrave: Cristiano Ronaldo dygolësh ndaj Newcastle

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ Debutim ëndërrash në Teatrin e ëndërrave:
Cristiano Ronaldo debuton në Premier League me fanellën e Manchester United dhe vazhdon aty ku e kishte lënë, me një dygolësh në sfidën e parë në Premier League për të, kundër Newcastle. Portugezi që kishte shënuar dygolësh me Portugalinë për të përmbysur Irlandën në kualifikueset e Botërorit, përpara se të skualifikohej, ka bërë atë që di të bëjë më mirë në paraqitjen e tij të parë me fanellën e Djajve në Old Trafford. CR7 shënoi golin e parë në përfundim të pjesë së parë, me rezultatin që ishte ende 0-0. Numri 7 përfitoi nga një gabim i portierit, duke e dërguar topin në rrjetë e duke festuar me siuuu e tij tradicional. Në pjesën e dytë, Ronaldo u bë sërish protagonist duke realizuar golin e dytë në minutën e 62 të takimit. Një start ëndërrash në Teatrin e Ëndërrave për 36-vjeçarin që rikthehet dhe një herë në Old Traford aty ku nisi karriera e tij legjendare 12 vjet më parë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI