Flash

Ceferin, armiqtë e UEFA-s janë Real, Barça e Juve: "Nuk do më vijë keq nëse ikin, kanë drejtues të paaftë"

Lapsi.al 11 September 2021
Ceferin, armiqtë e UEFA-s janë Real, Barça e Juve: "Nuk do

Nga kolonat e të përditshmes gjermane 'Der Spiegel', Alexander Ceferin ka nisur një sulm të ri ndaj tre klubeve rebele, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. "Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin, është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë duan të luajnë në Ligën e Kampionëve - tha presidenti i UEFA-s - Ata kanë thjesht drejtues të paaftë. Janë njerëz që u përpoqën të vrisnin futbollin".

Nëse disa ditë më parë, me rastin e mbledhjes së ECA ai kishte sulmuar ish-mikun e tij Andrea Agnelli, tani Ceferin ka fjalë të rënda e kërcënuese edhe për presidentin e Real Madrid. "Florentino Perez ankohet dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Super League dhe pastaj të përpiqet të nënshkruajë me Kylian Mbapé për 180 milionë euro."

Avokati slloven më vonë zbuloi se ai ishte kërcënuar me telefon nga një këshilltar i Super League, i cili i sugjeroi edhe që kompeticioni të organizohej nga UEFA. Kur numri 1 i organizmit europian i hodhi poshtë idenë, ai i tha atij se klubet e përfshira kishin shumë para dhe ndikim dhe se ata do ta padisnin nëse ai nuk dorëzohej.

Ceferin dëshiron të qëndrojë në krye të futbollit kontinental edhe për shumë vite të tjera. "Mandati i tretë? Po, më pëlqen kjo punë, edhe pse është më stresuese sesa mendoja. Por unë e dua futbollin dhe për momentin jeta ime është thjesht fantastike."

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI