Flash

Bayern prezenton Sabitzer, plasin polemikat në rrjet: "kampionati i fshatarëve”

Lapsi.al 9 September 2021
Bayern prezenton Sabitzer, plasin polemikat në rrjet: "kampionati i

Bayern Munich prezanton Marcel Sabitzer dhe fjalët e Oliver Kahn, të raportuara nga llogaria e klubit në Tëitter, janë ato që priten në raste të tilla. "Ne e dimë se çfarë lloj cilësie ka Marcel, e kemi vëzhguar atë për një kohë të gjatë dhe ai gjithmonë ka qenë një nga lojtarët më të mirë te Leipzig. Ne jemi të lumtur që ai është me ne". Madje edhe lojtari nuk ndryshon shumë nga klasikja e konferencave të prezantimit: "Te Leipzig unë isha titullar e kapiten, këtu më duhet të bëj veten time të vlejë dhe të fitoj vendin tim". Me pak fjalë, gjithçka sipas normave. Përveç faktit se ardhja e austriakut, me ulje duke qenë se kontrata e tij skandonte në 2022, ka ndezur polemikat mes tifozëve nga e gjithë bota.

Tifozët, siç është ... rutinë në këto raste, janë ekzaltuar në rrjetet sociale nën klithmën e "farmers league". Ose më saktë, një kampionat fshatarësh, për mënyrën se si përcaktohet një Bundesliga, në të cilën nuk duket askush në gjendje t'i qëndrojë përballë fuqisë dërrmuese të Bayern, që nuk është shumë i fortë vetëm në fushë, por edhe prapa skenave, siç dëshmohet nga fushatat e shumta të merkatos në të cilat bavarezët morën (dhe shpesh me kushte shumë të favorshme) lojtarët më të mirë të kundërshtarëve të tyre. I fundit para Sabitzer ishte Upamecano, por gjatë dekadës së fundit me siguri nuk mund të harrohet Lewandowski dhe Goretzka, të transferuar falas nga Borussia Dortmund dhe Schalke 04, ose Kimmich, i rrëmbyer shumë i ri nga Stuttgart.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI