Flash

Uefa bllokon FIFA-n e Botërorin çdo dy vjet, Ceferin: "Nuk do të ndodhë kurrë"

Lapsi.al 9 September 2021
Uefa bllokon FIFA-n e Botërorin çdo dy vjet, Ceferin: "Nuk do

"Mund të vendosim edhe të mos luajmë". Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është pozicionuar në lidhje me planin e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo 2 vjet dhe jo më çdo 4 vjet, siç ndodh sot. Gjatë një interviste me gazetën prestigjioze britanike The Times, numri 1 i futbollit evropian lëshoi një paralajmërim të qartë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. "Me sa di unë, edhe amerikano-jugorët janë gjithashtu në të njëjtën linjë. Pra, lamtumirë një Kupe të tillë Bote," tha ai. "Mendoj se nuk do të ndodhë kurrë, sepse është në kundërshtim me parimet themelore të futbollit. Të luash një turne një mujor, çdo verë, do të ishte masakruese për lojtarët. Nëse bëhet cdo dy vjet do të përplasej me Botërorin e femrave dhe me turneun olimpik të futbollit", përmbylli kundërshtimin e tij Ceferin.

"Vlera e Kupës së Botës është e madhe pikërisht sepse luhet çdo katër vjet, mezi e pret, është si Olimpiada, është një ngjarje e madhe. Unë nuk i shoh federatat tona që ta mbështesin atë", deklaroi përsëri presidenti i UEFA-s. Kongresi i FIFA-s votoi me shumicë të madhe që një 'studim fizibiliteti' të kryhet mbi idenë e një Kupë Bote dyvjeçare, por sipas Ceferin projekti duhet të refuzohet. "Shpresoj që ata të vijnë në vete, sepse unë nuk gjej kuptim. Ata nuk më telefonuan dhe nuk mora një letër apo asgjë. Unë thjesht e lexova atë në media," përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI