Flash

Sinjale ndihme nga avioni i kombëtares së Gjermanisë: ulje emergjente në Edinburg

Lapsi.al 9 September 2021
Sinjale ndihme nga avioni i kombëtares së Gjermanisë: ulje

Momente terrori për ekipin kombëtar të Gjermanisë, me avionin që u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë, gjatë fluturimit të kthimit nga Islanda, pas ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Sinjalet e ndihmës nisën menjëherë pas ngritjes së avionit nga Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik, duke e detyruar kështu pilotin të ndryshojë drejtim dhe të kërkojë dritën jeshile për të zbritur nga kulla e kontrollit të aeroportit të kryeqytetit skocez.

Federata Gjermane (DFB) specifikoi se ishte një "ndalesë paraprake për arsye sigurie", për një kontroll në aeroplanin në të cilin udhëtonte ekipi dhe i gjithë stafi i ekipit kombëtar: "Të gjithë janë mirë - vazhdon mesazhi i postuar në Twitter - dhe tashmë është planifikuar një fluturim i ri për t'i sjellë të gjithë në shtëpi në Gjermani". Rreth drekës, ekipi dhe delegacioni hipën në fluturimin zëvendësues për në Mynih dhe Frankfurt.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI