Flash

Szymanski futi në telashe kuqezinjtë: Vendi i dytë vendoset në tetor, ja çfarë duhet të ndodhë

Lapsi.al 9 September 2021
Szymanski futi në telashe kuqezinjtë: Vendi i dytë vendoset

Goleada kundër San Marinos, e bukur për ta parë dhe efikase për të kaluar provizorisht Poloninë në renditjen e Grupit I, mbylli një shtator produktiv, por që fatkeqësisht i lë të gjithë skenarët e grupit hapur për dy sfidat vendimtare tashmë muajin e ardhshëm: kundër Hungarisë në transfertë e Polonisë në shtëpi.

Polakët i kanë rritur shumë kreditet vetes me golin në shtesë kundër Anglisë, që vlejti barazimin 1-1. Avantazhit të Kane iu përgjigj Szymanski, në asistin e Leëandoëskit, e skuadra e Southgate pësoi golin e dytë në 6 ndeshje pikërisht kur nuk duhej. Tani polakët kanë avantazhin e fitores direkte kundër Shqipërisë dhe, kur të bëhen llogaritë e fundit, kanë mundur ti marrin pikë Tre Luanëve.

Është e qartë se, duke përjashtuar ndonjë cudi apokaliptike, San Marinos e Andorrës do tia marrin pikët të gjithë, kështu që diskutimi bëhet në ndeshjet direkte. Për të kaluar Poloninë bëhet e vështirë, sepse duhet medoemos ta mposhtim në Tiranë. Varianti më i mirë është të mundim Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në shtëpi, por kjo duhet parë në tetor kur të vijnë të dyja ndeshjet. Hungarezët duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse duhet të mundin Poloninë e Shqipërinë, me të cilët respektivisht kanë barazuar 3-3 e humbur 1-0 e të shpresojnë. Ndërsa polakët kanë detyrim vetëm të mos munden në Tiranë e pastaj të fitojnë në Varshavë me Hungarinë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI