Flash

Anglia, 'mbretëresha' e merkatos europiane, 1.15 miliardë paund në verë: ja sa kanë shpenzuar të tjerët

Lapsi.al 8 September 2021
Anglia, 'mbretëresha' e merkatos europiane, 1.15 miliardë

Klubet angleze shpenzuan 1.15 miliardë paund për transferimet në merkaton e verës, më shumë se ekipet spanjolle, gjermane dhe franceze së bashku. Shpenzimet më të mëdha në Premier League natyrisht janë të gjigantëve: Manchester City shpenzoi 100 milionë paund vetëm për Jack Grealish, ndërsa Manchester United pagoi 73 milionë për Jadon Sanchon.

Arsenali ka shpenzimet më të larta në merkato, më shumë se çdo klub tjetër në Premier League, me skuadrën e Mikel Arteta që ka derdhur 145 milionë paund. Më e shtrenjta konsiderohet blerja e Ben White, i cili mbërriti nga Brighton për 50 milionë paund. Arteta solli gjithashtu në Londër Martin Odegaard për 30 milionë dhe Aaron Ramsdale për 24 milionë. Nënshkrimi i vetëm i Liverpoolit gjatë verës ishte mbrojtësi Ibrahima Konate, i cili mbërriti nga Leipzig për 36 milion paund.

Klubet italiane mbajnë vendin e dytë me 473.8 milionë paund të shpenzuara në transferime, por diferenca me ekipet angleze është e frikshme: 672.8 milionë. Tammy Abraham ishte transferimi më i shtrenjtë në Serie A, me sulmuesin që iu bashkua Romës për shifrën e 34 milionë paund.

Klubet franceze janë të tretët në listë, me një shpenzim prej 337.9 milionë. Klubet gjermane renditen në vendin e katërt me 337.9 milionë paund, ndërsa spanjollët shpenzuan 325.4 milionë paund. Pandemia Covid-19 kishte një ndikim në shpenzimet e klubeve në verën e vitit 2020 dhe ky trend vazhdoi edhe këtë vit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI