Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Me të njëjtën 'monedhë': Anglia ndaloi brazilianët të luanin për Selecaon, CFB i bllokon në Premier League

Lapsi.al 8 September 2021
Me të njëjtën 'monedhë': Anglia ndaloi

Federata Braziliane e Futbollit i ka paraqitur një kërkesë FIFA-s për t'i ndaluar Liverpool, Manchester United, City, Leeds dhe Chelsea të nxjerrin në fushë lojtarët e Seleçaos që nuk u lanë të lirë për tu larguar nga Anglia për të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës Katarit 2022, të cilat po zhvillohen këto ditë. Sipas raporteve nga BBC, FIFA-s iu kërkua të zbatojë Nenin 5 dhe të respektojë një periudhë kufizimi mes 10 e 14 shtatorit, gjë që do t'i bënte lojtarët të mos dilnin në fushë me ekipet e tyre përkatëse të klubeve në raundin tjetër të Premier League e gjithashtu në javën e parë të Ligës së Kampionëve (vetëm për ndeshjet që përfshijnë Manchester United dhe Chelsea, kundër rusëve të Zenit San Petersburg dhe zviceranëve të Young Boys të martën e ardhshme): Rafinha i Leeds; Fred i Manchester United; Thiago Silva i Chelsea; Ederson dhe Gabriel Jesus të Manchester City; Alisson, Firmino dhe Fabinho të Liverpooli, janë tetë lojtarët e përfshirë.

Brazili, ndërkohë, nuk kërkoi që sulmuesi i Everton Richarlison të mos lejohej të luante kundër Burnley të hënën: Federata e Futbollit Braziliane duket se ka treguar butësi në këtë rast, pasi Everton e kishte lejuar Richarlison të luante në Lojërat Olimpike, kur rregullat nuk e detyronin ta bënte. Më parë, Federatat e Meksikës, Paraguajit dhe Kilit gjithashtu kishin lëvizur për të parandaluar që Raul Jimenez, Miguel Almiron dhe Francisco Sierralta të luanin gjatë fundjavës. Klubet janë informuar për situatën nga FIFA dhe tani po vlerësojnë situatën. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino më parë i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që t'i siguronte lojtarëve një përjashtim, për t'i lejuar ata të respektonin angazhimet ndërkombëtare, edhe pse kjo do të thoshte se ata do të shkonin në vendet e listës së kuqe.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI