Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Luftë për jetën nga shtrati i spitalit, ish-ylli i NBA: "Covid po më kap me shkelma, lutuni për mua"

Lapsi.al 8 September 2021
Luftë për jetën nga shtrati i spitalit, ish-ylli i NBA:
"Në ditën time të 10-të në terapi intensive COVID-19 po më kap zyrtarisht me shkelma. Kërkoj nga të gjithë anëtarët e familjes, miqtë, mjekët lutjet tuaja dhe të më urojnë shërim. Nëse kam bërë diçka të keqe në të kaluarën, më lejoni të kërkoj falje publikisht. Beteja ime nuk ka përfunduar". Ky është mesazhi zemërthyes, përmes Instagramit, i ish yllit të NBA Cedric Ceballos, i cili po lufton koronavirusin nga shtrati i spitalit. Të shumtë mesazhet e inkurajimit të marra nga Ceballos, tani 52 vjeç, përfshirë edhe ato të ish-shokëve të skuadrës Steve Nash dhe Pau Gasol dhe dy prej skuadrave më të rëndësishme të karrierës së tij, Phoenix Suns, me të cilët arriti në finale në 1992-93, dhe LA Lakers, me të cilët u bë All-Star në 1994-95 me një mesatare prej 21.7 pikë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI