Flash

Immobile në krizë totale, largohet nga grumbullimi: edhe Insigne tërhiqet për motive personale

Lapsi.al 7 September 2021
Immobile në krizë totale, largohet nga grumbullimi: edhe Insigne

Dy largime të tjera në grumbullimin e Italisë, pas atyre të Verratti dhe Pellegrinit. Për shkak të lodhjes muskulare, që e detyroi të humbiste stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Lituanisë (ashtu si Nicolò Zaniolo), Ciro Immobile është rikthyer te Lazio. Kthehet në shtëpi edhe Lorenzo Insigne, për arsye personale: sulmuesi përshëndeti grupin për t'u kthyer në Napoli në mbrëmje.

Italia është ende favorite për fitoren e grupit dhe gjithashtu ka mundësinë e madhe për të marrë në shtëpi një tjetër trofe brenda një muaji (Ligën e Kombeve). E megjithatë, problemi i qendërsulmuesit të të kaltërve, sidoqoftë, nuk mund të minimizohet. Immobile vazhdon ta ketë të vështirë të lidhet me pjesën tjetër të skuadrës dhe thirrjet e Mancini në Basel nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë nxjerrë në dritë një situatë të njohur. Sulmuesi i Lazios kundër Lituanisë, sidoqoftë, nuk do të jetë dhe një ndryshim përpara bëhet i detyrueshëm. Është e lehtë të imagjinohet se në Reggio Emilia më në fund do të jetë radha e Raspadorit, i cili mund të fillojë si titullar në stadiumin e tij.

Kritikat ndaj Immobile përfshinë gjithashtu edhe Cassanon i cili, në Bobo TV, u lëshua në komente aspak të buta ndaj sulmuesit qendror të Italisë: "Ai nuk di të luajë futboll, vuan, ndjen frikë, gabon pasime një metër larg. Ai ka vetëm një ide, gjithmonë sulmon thellësinë dhe lëviz mirë. Por ai nuk di të luajë futboll, nuk luan me ekipin. Mancini u dëshpërua, duhet ta ketë thirrur 50 herë. Në rregull, e vlerëson, por pastaj në një moment arrin në Kupën e Botës dhe je ose brenda ose jashtë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI