Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Sevilla-Barcellona nuk do të zhvillohet: lojtarët amerikano-jugorë nuk kthehen në kohë

Lapsi.al 7 September 2021
Sevilla-Barcellona nuk do të zhvillohet: lojtarët

Këshilli Superior i Sportit në Spanjë ka vendosur shtyrjen e ndeshjes mes Sevillas dhe Barcelonës, e planifikuar për të shtunën në orën 21. Gjithashtu është shtyrë edhe ndeshja tjetër e të shtunës (ora 18) Villarreal-Alaves. E gjitha kjo për shkak të shqetësimit të ardhur nga kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës në Katar. Në fakt, Sevilla nuk do të jetë në gjendje të reshtojë në fushë argjentinasit Montiel, Papu Gomez dhe Acuña, ndërsa Barcelona uruguaianin Araujo.

E gjitha kjo, sepse këta lojtarë nuk do të kthehen në Spanjë deri të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. E njëjta situatë për Foyth dhe Estupinan të Villarreal. Spanja tregon një model ndryshe funksionimi, ndryshe nga Anglia që nuk i lejoi lojtarët të largohen e Italia, ku Napoli-Juventus dhe Atalanta-Fiorentina do të luhen rregullisht, pavarësisht se kanë shumë lojtarë nga Amerika e Jugut të thirrur dhe të përdorur nga ekipet e tyre përkatëse kombëtare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI