Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Jean Todt , fjalë shprese për Schumacher: "Do të përmirësohet, e sigurtë”

Lapsi.al 7 September 2021
Jean Todt , fjalë shprese për Schumacher: "Do të

"Michael do të përmirësohet ngadalë por e sigurtë". Fjalët optimiste janë thënë nga Jean Todt, ish-drejtori i Ferrarit dhe një nga njerëzit që kanë qenë gjithmonë më afër kampionit gjerman Schumacher. Një dritë shprese për shumë tifozë të Schumit që kanë ndjekur zhvillimet e gjendjes së tij në spitalm që nga incidenti i 29 dhjetorit 2013. Anëtarët e familjes së gjermanit kanë zbuluar gjithmonë pak informacion në lidhje me gjendjen e Michael, kështu që tani kjo deklaratë nga Todt duket se paralajmëron një fund të lumtur të kësaj historie të trishtuar.

FAMILJA — "Sigurisht, ka pasur pasoja, por me Michael është gjithmonë familja e tij," tha francezi për Bild. Tashmë kohët e fundit ai kishte nënvizuar rolin themelor që gruaja e Michael, Corinna, ka luajtur prej vitesh pranë shtratit të tij në vilën e Gjenevës, ku kujdeset për kampionin. "Kam kaluar shumë kohë me Corinna që nga aksidenti: ajo është një grua e mrekullueshme dhe drejton familjen. Ajo nuk kishte zgjidhje, sepse ndodhi papritur dhe ajo nuk e priste këtë dhe po bën shumë mirë. Ka besim reciprok ”, përfundoi Jean Todt.

DOKUMENTARI — Pas viteve të fshehtësisë për Michael Schumacher, pas aksidentit në Méribel, është rikthyer të flitet për 7-herë kampionin e botës të Formula 1 edhe për publikimin e afërt të një dokumentari për të, realizuar nga Netflix. Data e premierës është 15 shtator; dokufilmi ka pritshmëri të lartë pasi premton t'u japë tifozëve të ish-pilotit të Ferrarit, dhe të gjithë sportistëve, video të papublikuara të kampionit, intervista me njerëz pranë tij, një homazh i nevojshëm për një pilot legjendar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI