Flash

'Derrkucja Pepa' fut në telashe Koeman, postimi në faqen e trajnerit nuk falet nga tifozët: “Guardiola shihte Gladiatorin”

Lapsi.al 6 September 2021
'Derrkucja Pepa' fut në telashe Koeman, postimi në faqen e
Rrjetet sociale janë terreni i preferuar i futbollistëve, por pak nga pak edhe i teknikëve, që pavarësisht se shpesh vijnë nga një ose më shumë breza të mëparshëm, po mësojnë t'i përdorin ato. Por ndonjëherë situata del jashtë kontrollit, edhe për shkaqe të tjera që nuk kanë lidhje me gabime teknike, sidomos kur vendosin të postojnë në profilin e tyre në Twitter ... një video të Derrkuces Pepa. NIPËRIT - Fajtori është Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës. Në të vërtetë, për të qenë të saktë, nipërit e mbesat e tij. Në fakt, MundoDeportivo shpjegon se, në llogarinë e trajnerit holandez, është shfaqur një video e filmit vizatimor të famshëm për fëmijë. E cila u fshi menjëherë, por që mbeti në internet mjaft gjatë sa për t'u bërë një temë debati në rrjetin social. Në këtë pikë, vetë Koeman shpjegoi misterin, duke postuar një fotografi me nipërit dhe mbesat e tij: "Ndonjëherë të vegjlit në familje duan të dëgjohen duke përdorur llogarinë e gjyshit të tyre." Me pak fjalë, hollandezi u besoi një pajisje fëmijëve që t'u tregonte filmat vizatimorë dhe të vegjlit e shtëpisë u futën në telashe duke shtypur disa butona që duhej t'i shmangnin. KOMENTET - Tifozët e Barçës, megjithatë, nuk e lanë atë ta kalonte lehtë. Paraqitjet e ekipit, të kombinuara me lamtumirën e Messit dhe një situatë jo shumë pozitive ekonomike për klubin, kanë krijuar një atmosferë të komplikuar rreth trajnerit. Dhe komentet e nxitura nuk munguan: "Setien mendonte për lopët e tij më shumë se ekipin, Pique mendon për Tëitch më shumë se ekipin, Koeman mendon për Derruken Pepa më shumë se ekipin", shpjegon një përdorues. Dhe ka nga ata që bëjnë një krahasim të rëndë: "Guardiola thoshte 'le të shohim Gladiatorin për të na motivuar të fitojmë Sextete'. Koeman thotë 'le të shohim një orë Derrkucen Pepa për të na motivuar për ndeshjen e Copa del Rey kundër Albacete'", thotë dikush tjetër.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI