Flash

Çekiçi zbulon cfarë i tha Reja skuadrës në pushim të ndeshjes me Hungarinë

Lapsi.al 6 September 2021
Çekiçi zbulon cfarë i tha Reja skuadrës në pushim

20 minuta në fitoren historike kundër Hungarisë, në stadiumin “Elbasan Arena”, janë një motivim i mirë për Endri Çekiçin, edhe pse pogradecari shpreson për më shumë. Kundër hungarezëve skuadra tregoi një nivel të mirë loje, në të dy fazat, duke lënë pas kujtimet e pakëndshme të Polonisë. “Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Në pushim të ndeshjes dje, trajneri na tha që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat si në Poloni. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë" tha Çekiçi.

Sigurisht, pogradecari kërkon më shumë hapësirë dhe nuk e fsheh objektivin e tij në konferencën për shtyp, para sfidës me San Marinon: "Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”, përfundoi ai.

https://youtu.be/uDoXz0tYVv4

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI