Flash

Video/ Broja bën historinë për Shqipërinë, 3 minuta nga fundi: goli e fitorja e parë e të gjitha kohëve me Hungarinë

Lapsi.al 5 September 2021
Video/ Broja bën historinë për Shqipërinë, 3 minuta nga

Armando Broja, djaloshi që nuk i kishte dhënë garanci Edoardo Rejas në 6 aktivizimet e para me kombëtaren, merr revanshin në minutën e 86 duke bërë historinë për Shqipërinë: goli i parë e fitorja e parë, gjithashtu, e të gjitha kohëve përballë Hungarisë. Një rezultat që kthen në lojë kuqezinjtë në Grupin I, në pritje të asaj që do të bëjë Polonia me San Marinon.

Një ndeshje ku mungesat e Bares, Hysajt e Manajt u bënë inekzistente nga prova bindëse e Uzunit, Dokës e Bajramit, në debutimin e tij me kuqezinjtë, pasi fitoi në CAS cështjen për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Hungaria e Rossit pasi shpëtoi mirë në tentativën e Uzunit e Bajramit, por mbi të gjithë Kumbullës (praktikisht me portën bosh), ngritën lojën dhe provuan ti japin shqetësime Berishës. Këtë herë, ndryshe nga Polonia, treshja difensive nuk bëri asnjë gabim, ndërsa Bajrami në 60 minutat në dispozicion tregoi prekje klasi e vizion loje.

Hungaria rezistoi dhe e tregoi synimin për të dalë të paktën me një pikë nga Elbasan Arena, ndërsa Reja në krahun tjetër i provoi të gjitha, me zbritjen në fushë të Hoxhallarit, Laçit, Roshit, Çekiçit e në fund Brojës.

Pikërisht shkodrani, i futur në fushë 15 minutat e fundit, i dha avantazhin Shqipërisë, tre minuta nga fundi, duke realizuar golin historik për kuqezinjtë: Broja mori një top të rikuperuar nga Gjasula, besoi tek vetja duke mos pasuar tek Uzuni e lëshoi një të djathtë potente që përfundoi në rrjetën hungareze. Goli i parë dhe fitorja e parë kundër magjarëve e lotët e sulmuesit të Southampton, që 'lagën' 9 pikët e Shqipërisë në këtë fushatë, me 3 fitore e dy humbje në 5 ndeshje: provizorisht në vendin e dytë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI