Flash

Video/ Muriqi shtang Greqinë në shtesë: Polonia 'tërmet' 7 ballë në San Marino

Lapsi.al 5 September 2021
Video/ Muriqi shtang Greqinë në shtesë: Polonia
Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Kosovën në kualifikueset drejt Botërorit 2022. Pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë në transfertë, dardanët kanë rrëmbyer edhe një barazim 1-1 në shtesë kundër Greqisë, që mbetet me 3 pikë në tre ndeshje, pa e provuar shijen e fitores ende në Grupin B. Avantazhit të helenëve në fundin e pjesën e parë, pikërisht në të dytën shtesë, me Douvikas, Vedat Muriqi i përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke barazuar në minutën e dytë shtesë të pjesë së dytë e duke cuar në delir stadiumin Fadil Vokrri. Rikthimi në dispozicion të Chalandes i yllit të skuadrës Milot Rashica, i cili mungoi në sfidën e parë me Gjeorgjinë për shkak të rregullave anti-covid që parashikon Premier Liga, i kishte dhënë tjetër ritëm Kosovës, që tani me katër pikë në katër ndeshje pozicionohet e treta pas Spanjës e Suedisë. Në Grupin I ku bën pjesë Shqipëria, rikthehet në vendin e dytë Polonia, që shkakton tërmet në San Marino, duke i shkatërruar vendasit 1-7. Leëandoëski udhëhoqi skuadrën e Paolo Sousas, por trigolëshi i Buksa në pjesën e dytë i dha përmasa fitores. Tani Polonia ka 10 pikë, një mbi Shqipërinë e tre mbi Hungarinë, që u mposht 1-0 në Elbasan Arena nga kuqezinjtë. Fitore me goleadë për Gjermaninë e Flick, që shpartallon Armeninë 6-0, ndërsa Italia e Mançinit futet zyrtarisht në historinë e futbollit botëror, duke thyer një rekord mjaft të rëndësishëm. Me barazimin ndaj Zvicrës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, të kaltrit e Roberto Mançinit, kanë regjistruar ndeshjen e 36 radhazi pa humbje duke parakaluar Brazilin dhe Spanjën. Tashmë italianët janë kombëtarja e vetme në botë, që nuk njohin humbje në plot 36 ndeshje radhazi. Kampionët në fuqi të Europës, do të tentojnë ta thellojnë akoma më shumë këtë rekord të ri të vendosur mbrëmjen e sotme. WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP B Kosovo 1 - 1 Greece Spain 4 - 0 Georgia WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP C Bulgaria 1 - 0 Lithuania Switzerland 0 - 0 Italy WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP E Belarus 2 - 3 Wales Belgium 3 - 0 Czech Republic WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP I Albania 1 - 0 Hungary England 4 - 0 Andorra San Marino 1 - 7 Poland WORLD CUP - UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP J Iceland 2 - 2 North Macedonia Germany 6 - 0 Armenia Romania 2 - 0 Liechtenstein

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI